Kushtuar agjentit të MI6 në rradhët e Al-Qaedas

Kur regjimi taliban kolapsoi në Afganistan në nëntorin e vitit 2001, gazetarët të cilët kanë qenë duke pritur nëpër pjesë të ndryshme të vendit, larg autoritetit islamik të regjimit, apo në Pakistan, shkuan nëpër kampet e nëpër shkretëtira të bombarduara të ngritura nga Al-Qaeda pas sulmeve të 11 shtatorit.
Isha në qytetin lindor të Jalalabad derisa forcat opozitare ishin ende në skenë me mbetjet e Al-Qaedas në mbrëmjen e rënies së qytetit.
Pas natës në një hotel që ishte hapur, udhëtova disa kilometra rrugës për në Kabul.
Pas disa raportimeve gjatë udhëtimit në Afganistanin nën talibanët kisha dëgjuar për një kamp të trajnimit afër rezervuarit të quajtur Darunta, një kilometër larg rrugës kryesore. Nuk qe e vështirë për ta gjetur: një kompleks i kasolleve prej balte dhe barakave.
Darunta luan rol kyç në storien e jashtëzakonshme të rrëfyer në “Nine Lives”.
Është e rrallë që shërbimet sekrete perëndimore të vendosin një agjent brenda një organizate siç ishte Al-Qaeda. Është edhe më e rrallë që identiteti i atij agjenti të bëhet i ditur. Është e paprecedentë që një individ i tillë të publikojë një memoar të detajuar me aktivitete që përmbledhin më shumë se një dekadë në pothuajse nivelin më të lartë të mundshëm të militantizmit islamik.
Aimen Dean – emri i vërtetë – e e rrëfen historinë mjaft mirë. Ai është asistuar nga Paul Cruickshank, hulumtues dhe gazetar me bazë në ShBA, i cili e njeh mirë këtë temë dhe ka aftësi për të transformuar lëndën e parë të kujtimeve të një agjenti në diçka të përvetësueshme për publikun e gjerë.
“Nine Lives” funksionon në disa nivele: si rrëfim human mbi besimin, dhunën, traumën dhe eventualisht një formë e shpengimit, një zhytje e thellë në punët e brendshme të një prej organizatve më të famshme terroriste të të gjitha kohëve dhe si një histori e shkurtër e kërcnimit me të cilën ende përballemi. Dean rrëfen për jetën e tij në Arabinë Saudite, dhe si është futur në grupin studimor religjioz, i cili dukej i pafajshëm, por që më pas prodhon një numër të madh të militantëve të nivelit të lartë. Në vitin 1994, ende adoleshent, ai gjendet në Bosnjë duke duke luftuar me myslimanët e përkushtuar përkrah kroatëve. Ai është përfshirë në beteja dhe barbarizma. Këto e shënojnë atë përgjithmonë, por përforcon përkushtimin e tij për të mbrojtur Ummah, komunitetin global të myslimanëver kundër agresionit të çperëndimit dhe aleatëve të tij lokalë brenda botës islamike. Ai i po ashtu bashkohet me al-Qaedan dhe është intervistuar nga vetë Osama bin Ladeni.
Bin Laden nuk është e vetmja figurë e lartë që Dean e takoi, ai është takuar edhe me figura të mëdha në policinë islamike në atë periudhë – prej predikuesve në Britani të Madhe nëpërmjet Khalid Sheikh Mohammed, i cili planifikoi sulmin e 11 shtatorit dhe Abu Musab al-Zarqawi, i cili themeloi dhe udhëhoqi Al-Qaedan në Irak – krejt këto janë pjesë e narracionit në libër. Këto janë portrete të mrekullueshme personale të figurave udhëheqëse mendimet dhe aksionet e të cilëve janë esenciale për të kuptuar se si militantizmi islamik u zhvillua në mënyrën që e kemi parë. Veçanërisht i rëndësishëm është profetizmi ndaj xhihadistëve. Për një kohë të gjatë, komanda e arsimuar mirë e al-Qaedas është menduar se e ka përbuzur një mendim të tillë apokaliptik. Në fakt, dean bën të ditur se besimi që ata arritën të shpërndajnë ka qenë esencial për botëkuptimin dhe strategjinë e tyre.
Përfshirja e Dean në krijimin e bombave të gazit – të testuar në qindra lepuj – e brengos atë. A duhet të përdoren armë të tilla edhe ndaj njerëzve? A është justifikuar xhihadi? Përfshirja e tij në këtë kauzë luhatet. Ai përfundon i arrestuar në Bahrain, e më pas kalon në MI6 të Britanisë së Madhe, ku për disa vite shërbeu si agjent, duke u kthyer dialogun kështu në Afganistan dhe Darunta. Është e jashtëzakonshme të kuptohet se Britania kishte një agjent të tillë aq afër me Al-Qaedan, dhe të ketë punuar në një vend aq të ndjeshëm.
Përshkrimi i jetës së dyfishtë të Dean – para dhe pas 11 shtatorit – ofron një vrojtim të shkurtër brenda realitetit të spiunazhit . Një pjesë e madhe e kësaj është e rëndomtë, duke përfshirë njoftime të panumërta në dhomat e gjumit të hotelit, por pjesa tjetër është e mahnitshme. Komplotet zbulohen. Komunikimet sekrete janë dërguar. Por mbi të gjitha është historia njerëzore që magjeps. Dean përfundon duke spiunuar edhe familjen e tij, dhe me forcë detyrohet të heq dorë nga spiunazhi pasi që një burim i Shtëpisë së Bardhë ia prish maskimin tek një gazetar.
Një gjë trondit: është vështirë që Dean në fakt të kujtojë saktësisht dialogun gjatë bisedës që ndodhi para 20 vjetësh para se ai të shkruante për veten, apo se një njeri i MI6 të shkarravisë në bllok gjatë intervistës së veçantë në vitin 2003, apo se si dikush iu përgjigj telefonit në vitin 2008. Por pa detaje të tilla, edhe nëse janë të imagjinuara, secila pjesë e rrëfimit do të ishte e thatë.
“Nine Lives” ka fund tragjik. Nipi i Dean, i afërmi i tij i preferuar, nuk ka qenë i bekuar me aftësitë e jashtëzakonshme të autorit që të arrij t’i ikë telasheve dhe është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Në një farë rreziku, dean e viziton varrin e 18 vjeçarit të vrarë.
E thotë një lutje të shkurtër, largohet dhe nuk e kthen kokën mbrapa…

Facebook Comments