Nga Erl KODRA

Dyzet ditë

Herën e fundit që të kisha në tavolinën time, unë të fala, por me një kusht; të ikësh një minutë e më parë. Por me sa duket ti pleh njeri, nuk kupton nga mirësjellja, të cilën ti e merr për dobësi. Paç veten në qafë, sepse sonte nuk ka shpëtim për mashtruesit, dhunuesit dhe hajdutët. Dhe ti je bash Kryehorri.

Ulu aty në cep, galuç si klluf, sepse unë nuk kam mundësi të tjera të të sajdisë. Kam shumë pyetje o legen, të cilat ti bën mirë të kesh përgjigje të arsyeshme, përndryshe më mirë futu andej nga ke dalë.

A ke parë ndonjëherë një “shtëpi” si kjo e imja? E sheh se ku jetojnë familja ime? Si mendon ti more i biri i horrit, a mund të quhet shtepi kjo ngrehinë prej balte dhe gurësh?! E sheh ku flejnë fëmijët e mi? A mund të marrësh me mend se një qenie njerëzore mund ta mbajë frymën gjallë me barin që hamë?!

Përgjigju njëherë të vetme sinqerisht; nëse të ka mbetë ndonjë fije njerëzillëku në shpirtin tënd të zi; më mirë do të ishte që paratë për Check up-in tënd t’i merrnin fëmijët e mi për të mbajtë frymën gjallë, apo Vlima Nushi?! Hë, më thuaj o maskara burrë, çfarë më duhet Check up-i mua? Më mirë Check up, apo vitamina dhe proteina ushqimore për të mbajtë shpirtin gjallë?! Të iku gjuha apo ke frikë nga huri në dorë?! Përbindësh!

Ktheje kurrizin mirë, dhe mos m’u lëpijë si langaraq se sonte s’ke shpëtim. Tani më thuaj se çfarë i jep Zahos tënd për darkë. Po për mëngjes? Sigurisht që Zaho yt nuk ka asnjë faj pse ka për baba një monstër si ty, por ama ti nuk je vetëm babai i Zahos, burri i Lindës, vëllai i Olsit, shoku i Vilmës dhe miku i Arben Frrokut, por për fatin tim të zi, ti je edhe Kryeministri im mor horr.

Tani më dëgjo mirë; se do të tregoj se çfarë do të thotë të flesh pa darkë. Hapi veshët mirë, se nuk do ta përsëris dy herë. Kjo ndodhë përnatë, sistematikisht, nga e hëna në të hënë, nga janari në dhjetor, nga viti në vit. Domethënë, kjo histori nuk ka një fillim, por nuk ka as fund. Unë nuk di të jetoj, unë dhe fëmijët e mi mbijetojmë. Prandaj, meqenëse sonte më erdhe në derë, do të ta mësoj se çfarë do të thotë uria. Uria do të thotë se unë sonte do të të shkërdhej kockat me këtë hurin që kam në dorë. Sepse Uria ka dhëmbë të mprehtë, brisk, ndaj unë do të të rrjep si cjapin. Do të shes lëkurën tënde në pazar, ndërsa mishin tënd do t’ua hedh qenve të rrugës. Halldup!

Ku më gjete mua?! Si të ra ndërmend se unë dhe familja ime ekzistojmë nën këtë qiell e mbi këtë dhê? Po afrojnë zgjedhjet?! Me dy thasët e miellit që më solle para një viti unë e shtyva dy javë, se ishim të uritur. Por vetëm kaq o maskara, sepse pas dy javësh fëmijët e mi filluan prap të flinin pa darkë. Të uritur. A e di ti se çfarë do të thotë fjala Uri, Unjët, Unshëm, barkëthatë, zorrëthatë, brinjëthatë, kockëdalë, brinjëdalë, rreckaman, leckaman, morracak, rrjepacak, teklefec, bonjak, fukara, i mjerë, i vobektë, pabuks, paujs, pashpi, padrita, pastrehë, pakulm, pajorgan, pajastëk, padyshek, patavolinë, palibra, palekë, prapëpabukë, padarkë, pamëngjes, padrekë… A i di këto fjalë, o djalë Çakajdur?!

A nuk më thua, si mund të fleshë i qetë pas kësaj tragjedie të njëtrajtshme që po sheh live me sytë e tu? Shshshshshshsh…. qetësi, pusho pak. E dëgjon këtë gërvimën e zorrëve, se si bën “krrauuuu”? Janë zorrët e vajzave dhe djalit. Po qajnë zorrët për bukë. E di ti se si qajnë zorrët e robit? Ja, kështu qajnë…

E sheh djalin tim si i ka ra rrethi i syve, zbehtë në fytyrë?! E ka prej “ushqimit të mirë”… Po vajzat e mia i sheh?! Janë në moshë puberteti… dhe dridhen, meit të zbehta, prej mos ushqimit… E ato nesër do të bëhen vajza, nuse, nëna… Ose mund të bëhen edhe lecka të zeza në rrugët e Romës dhe Milanos.

Pse më dridhen duart? Pse më ra huri prej dore?! Prit pak, sa të marr veten se sytë po më terratohen prej vullkanit që e kam mu këtu, në këtë gjoks të thatë…

Kape vajza ime këtë vemje mos e lër të dalë i gjallë për dere. Hidhju ti djalë përsipër, kape për veshësh, bjeri gruaja ime me atë shtagën e thanës që e kam lanë te shteku i oborrit se po na ikën ky hajn. Unë nuk mundem ma, bollë e durova këtë hajdut duke vjedhë përditë jetën e fëmijve të mi, mëngjesin, drekën dhe darkën e fëmijve të mi… E për kë po i vjedh?! Për Vilma Nushin. Për Olsi Ramën, Për Linda Ramën. Për shokët e vet, për miqtë e vet. Po i vjedh se i duket vetja i fortë, i gjatë dhe trim i madh….

PS.Vizita e Edi Ramës në Shtëpinë e Mjerimit është pafytyrësia më e madhe njerëzore dhe cinizmëm i pashoq. Por,me këtë vizitë, padashur ai ai bëri hapin fatal drejt fundit të tij. Edi Ramën do ta ndjekin fantazmat e asaj familje të mjerë. Prej sot, jeni të lutur që të fillojmë të festojmë “Ditët e Fundit” të Kryeministrit Edi Rama. Për 40 ditë. Ndaj jeni të mirëpritur nëse e shpërndani sa më shumë këtë mesazh. Sepse është lajmi më serioz që duhet ta mësojnë të gjithë shqiptarët.

Titulli nga redaksia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here