Nga Vesna PESHIQ

Politikania dhe sociologia e njohur nga Beogradi thote se vendosja e kufijve te rinj në Ballkan do të shkaktonte vuajtje të mëdha, shkatërrim dhe jostabilitet.

“Unë jo vetëm që e hedh poshtë, por ndjej neveri ndaj idesë së vendosjes se kufijve etnikë.
Perherë e kam hedhur poshtë konceptin radikal (sheshelian, v.j.) dhe millosheviçian te shtetit etnik, përkatësisht njëfarë pronësie etnike mbi territoret si dhe luftërat e tyre te përgjakshme dhe kriminale qe zhvilluan për të zaptuar dhe bashkuar tokat etnike serbe.” deklaroi Vesna Peshiq në nje intervistě me revistën Vreme të Beogradit.

Kjo politikane dhe sociologe e njohur nga Beogradi tha se praktika e vendosjes se kufijve etnike ështe dëshmuar si e dhunshme dhe kriminale.
Rikufizimi etniko-territorial, sipas Peshiq,u ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzve, shkatërrim dhe jostabilitet Serbisë dhe vendeve fqinje sidomos atyre që u krijuan me ndarjen ish-Jugosllavisë.

“Pa shihni tani sërish duan të njëjtën gjë, ta copëtojnë Kosovën dhe Serbinë në pjesëza etnike të tokës, t’i shkëmbejnë tokat si nė azar dhe të shpërngulin njerëz. Kjo është absolutisht e papranueshme”.

Peshiq gjithashtu tha se tani problemi qëndron se nuk dihet cila është instanca qe duhet të marrë vendim për të ndaluar destabilizimin e ri, dhunën dhe luftërat në këto pjesë të botës.

“Shpresoj se BE do të reagojë kundër këtyre dakordimeve, veçanërisht më duket se Gjermania nuk do të lejojë rikufizimet etnike dhe rikthimin e konflikteve ne Ballkan”.

Peshiq është e bindur se presidenti i Serbisė Aleksandar Vuçiq nuk ka pasur guxim ta nenshkruaje marrëveshjen e obligueshme me Kosovën për normalizimin e raporteve.
Me këtë marrëveshje Serbia do të obligohej të mos pengojë Kosovën të hyjë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësimin në OKB, pa pranim formal të Kosovës.

“Kështu Serbia do t’ia hapte vetes rrugën drejt anëtaresimit ne BE dhe do të shmangte ketë problem të Kosovës, (v.j.), i cili me vite bllokon Serbine dhe e ve në pozicion që me të luajne Fuqitë e Mëdha, kur dihet se Kosova është humbur në luftën e vitit 1999.
Pas humbjes së luftës patëm Planin e Ahtisarit, i cili ishte shumë i përshtatshëm për pakicën serbe në Kosovë, por atë e hodhi poshtë Vojisllav Koshtunica dhe bashkë me të edhe partite e tjera.
Është e vërtete qe Plani i Ahtisaarit parashihte pavarësinë Kosovës, e cila do të arrihej me stabilizimin e rrethanave deri në atë masë, sa s’do te kishte më nevojë për forca të huaja ushtarake në atë territor. Koshtunica dhe vëllazëri të tjera nacionaliste as qe donin të dëgjonin për pavarësinë e Kosovës, ndonëse sovraniteti mbi atë territor ishte humbur dhe s’do te kthehej më.
Sipas platformës politike te Koshtunicës kurrë nuk mund të jepet asnjë pëllëmbë e Kosovës, ajo përherë mbetet serbe, gjë qe është shkruar edhe në kushtetutën aktuale.

Tani kemi Vuçiqin, i cili i ështe kthyer konceptit të preferuar radikal të rikufizimit etnik, duke menduar se kështu do ta ketë pas vetes shumicën dhe do të mbesë në pushtet, sepse, sipas tij, ne s’kishim asgjë, ndërsa tani kemi marrë diçka falë luftës së tij si luan për një copë të tokes se Kosovës”.

Peshiq tha se qe nga fillimi i dialogut në Bruksel Vuçiqi ka qenë joserioz.
Ai ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit per shkak te përkrahjes perendimore, por ai ka dashur gjithnjë atë që radikalët e donin përherë: «rikufizimin etnik» dhe krijimin e një Serbie sa me të madhe dhe etnikisht të pastër.
Peshiq apeloi që Serbia sa me shpejtë të pranojë konceptet paqedashëse te BE-së dhe elementet e Planit te Ahtisarit.
Ajo tha se gjendja në politikën ndërkombëtare po ndryshon dhe çmimin e paguajnë shtetet e vogla.
“Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme te dalim nga ky budallallek nacionalist dhe autoritar dhe të gjejmë rruge të reja, te cilat më shume do t’i përshtateshin botes, e cila po ndryshon me shpejtësi të pabesueshme”.

Facebook Comments