Nga Hajro ÇINI

Nebil,

Që je një palaço gënjeshtar, unë kam shumë kohë që e kam kuptuar, por që të arrish deri në këtë nivel, nuk do më shkonte në mëndje.
E para unë, edhe pse nxënës i shkëlqyer, mu mohua e drejta e studimit nga 1976, kur mbarova gjimnazin e deri me 1986 kur mu dha. Arsyeja që mu dha ishte një ishte një aktivitet që Elbasani organizoi në 7 mars 1986 për tim Gjysh Salih Çekën, përfaqsues i Elbasanit në Kongresin e Lushnjes, “Mësues i Popullit” “Mësues i Merituar” dhe Dëshmor i Atdheut. I vrarë nga Zogu më 1 shkurt 1925, me kërkesë të vjehrrit të tij Shefqet Vërlaci, sepse në zgjedhjet e dhjetorit 1923, im gjysh bashkë me intelektualët e shquar Elbasanas si Ahmed Dakli, Lef Nosi, Ibrahim Dedej, organizuan nje grup politik, kundërshtarë të Vërlacit.

Meqenëse Salih Çeka ka pasur aktivitet të ngjeshur politik, shoqëror, gazetaresk (Gazeta Ku Vemi? Ka qënë pronë e tij) dhe për arsimin ka bërë shumë, si Zv. Ministër, kur ministrinë e drejtonte Rexhep Mitrovica, që e ka çmuar gjithnjë (dhe ti më ke dërguar edhe foton ku Salih Çeka dhe Rexhep Mitrovica janë të ulur në qëndër të fotos, ndërsa Nebil Cika (ai që kishte vërtetë integritet) në këmbë pas tyre) Sekretari i Parë i kohës Xhemal Dymylja u impresionua dhe pyeti në se ka familje Salih Çeka. Nëna ime ishte në rradhë të dytë, si e ftuar për atë aktivitet. Ja prezantuan dhe ai i tha shprehimisht:

Jam shumë i impresionuar me aktivitetin e Babait Tuaj. Në se keni ndonjë nevojë, derën time e keni të hapur. Nëna ime iI tha:

– Djalit tim ka 10 vjet që i mohohet e drejta e studimit edhe pse ka fituar olipiadë matematike ne Elbasan dhe ka rezultate të larta.
– Më dërgo mua një letër – I tha ai dhe unë do ta zgjidh këtë punë.

Xhemali nuk e dinte se Pirro Kondi, Sekretar i Parë gjatë 1976-1979 në Elbasan kishte marrë një vendim Sekretariati që unë të mos më aprovohej e drejta e studimit. Kur Këshilli i Lagjes kishte marrë vendim që unë të mos shkoja në shkollë, kishte përmëndur që im Gjysh Hajro Çini kishte qënë Kryetar i Ballit për Jugun, kur në fakt im gjysh kishte qënë Shefi i Shtabit të forcave Kryengritëse të Jugut më 1911, i zgjedhur në Cepo, ku kishte firmosur Memorandumin e famshëm të Cepos, dhe ky kryekomandant ishte zgjedhur Namik Delvina. Im gjysh nuk e kapi luftën e dytë sepse kishte ndërruar jetë më 1937.

Im atë kishte qënë në burg. Në fakt im atë është arrestuar në fund të 1947 dhe ka 4 akuza:
– Njeri i prekur nga reforma agrare (e faktuar)
– Ka bërë axhitacion dhe propagandë (e pa faktuar – 3 vjet hetuesi ai nuk e ka pranuar);
– Ka strehuar “kriminelët e arratisur” Joniz Ndreu (djali i Cen Elezit) dhe Abdulla Kaloshin (e pa faktuar);
– Ka strehuar Engjëll Emirin, djalin e dajës së tij që tentoi të arratisej në Jugosllavi;

Edhe pse akuza të rënda politike, dukshëm del se im atë nuk kishte aktivitet politik, dhe ankesës tonë të parë, pati njerëz dashamirës që e konsideronin që im atë nuk kishte aktivitet politik (gjatë luftës kishte qënë rrëmbyer nga ushtria greke dhe mbahej i internuar në Greqi) si dhe dilte se Hajro kishte ndërruar jetë para lufte, pra nuk qëndronte si e vërtetë që ai të kishte qënë komandant i Ballit dhe se kishte pasur aktivitet të ngjeshur patriotik.

Komiteti i partisë së Elbasanit u bind se mua nuk duhej të më mohohej shkolla kur të dy gjyshërit ishin patriotë të shquar, im atë nuk kishte aktivitet antikombëtar, si dhe gjyshi tjetër kishte qënë një nga shtyllat e arsimit kombëtar. Kur çështja u ushtrua para Pirro Kondit, ai (shok klasi i tim eti në Gjimnazin e Gjirokastrës) kërceu:
– Ju ndoshta nuk e dini, por po nuk bëmë luftë klasash tek ky (unë i ri) ne nuk kemi tjetër ku të bëjmë luftë klasash, dhe mori vendim sekretariati që mua të më mohohej.

Xhemali pati të gjithë dëshirën e mirë, por nuk mund të thyente një vendim sekretariati. Kur thirrën nënën time në komitet ti jepnin përgjigje, ajo e shkreta shkoi me shumë shpresë. I ra bomba. Sapo doli nga godina i ra të fiktë në mes të rrugës. Ndihmësi I Xhemalit kishte prindërit e tij në një shkallë me ne, dhe ishte dashamirës, njiheshim prej 20 vjetësh, i tha prindërve të tij, të na sugjeronin ti dërgonim një letër Ramiz Alisë, se ai mendonte se nuk ishte e vështirë për tu zgjidhur. Pas shumë hezitimesh, ne ja dërguam nëpërmjet Rifat Dajtit, gazetar i Shkodrës që ishte martuar me vajzën e tezes sime. Ai foli me Shaban Sinanin, dhe mua mu dha e drejta e studimit. Përmëndja e kësaj drame publikisht, ore palaço, tregon se ti nuk ke argumenta, për budallallëqet që bën, por merre me gjëra që nuk të takojnë.

Kur unë isha në vitin e tretë, shefi i të Universitetit me korespondencë (se pasi vdiq Enver Hoxha, pati shumë njerëz që i ishte mohuar shkolla, filluan ti lejonin) Shefi planit i ndërmarrjes, ku unë punoja, doli në kemp. Vendin e tij ja propozuan një ekonomistje të shquar (shoqja ime e klasës në Gjimnaz) ajo nuk e pranoi për dy vjet. Unë i kërkova miqësisht që ajo ta merrte atë detyrë, që vendin e saj ta merrja unë, sepse si mekanik që isha punoja 10 ditë në muaj mbi 10-14 orë në ditë dhe nuk po më dilte koha të studioja të përfundoja shkollën. Mbas shumë hezitimesh ajo pranoi dhe unë mora detyrën e saj me 8 qershor 1990.

Nga i gjete ti postet e rëndësishme shtetërore? Gjë që do ta vërtetosh para gjykatës.

Unë e kam mbështetur dhe e mbështes Dr. Berishën. Por jo për arsyet që ti shpreh, por sepse, për mua Shqipëria nuk ka pasur në këtë periudhë alternativë më të mirë. Po ashtu unë mbështes Bashën.

Ti nuk mund të dalësh nga vetja jote Nebil. Ti po nuk pate interes, për ty nuk ka vlerë ai tjetri, po të zgjidhën ndonjë punë, ti e mbështet. Unë jam fisnik, në çdo aspekt. Unë kurrë nuk i kam kërkuar njeri ndere. Edhe pse hyja sa herë që vija në Shqipëri, në zyrën e Dr. Berishën unë nuk ja zyra asnjëherë me gojë problemin e pronave. Hajro Çini ka lënë 4,000 hektarë tokë, pyje apo kullota, që një vulë humbur si ti nuk arrin dot as ti shohësh në ëndërr. Dokumentacioni jonë është i plotë dhe i qartë në AQSH. E di i gjithë Jugu.

Unë kam marrë, me vendime gjyqesh, të formës së prerë, të nëntorit 2015, pak më pak se 4% të sasisë së tokës që më takon. Unë nuk kam nevojë ti vjedh fisit tim, dhe që të ngel nëpër gjyqe si dikush që i djeg shumë sot,nga ky diskutim, por duke pasur miq të shquar të ligjit, në vëndin ku jetoj, ndjek rrugën që një shtetas këtu ndjek. Kam hapur dy çështje në Strazburg, dhe në Shator do të hap të tretën, për 1,500 hektarë. Unë nuk e njoh as ligjin 7501, as ligjet e tjera, por në vend që të rrah ujë në havan, ndjek rrugën gjyqësore dhe në fund Strazburgun, nga ku mendoj se do ta fus në shumë vështirësi buxhetin e Shtetit.

Unë nuk kam fituar asnjë centimetër katror nga AKKP apo ATP. Ti gënjen publikisht. Unë e kam fotografuar gënjeshtrën dhe shpifjen tënde dhe ti do të vërtetosh para gjykatës, shumë shpejt, në se unë kam fituar ndonjë centimetër katror nga Administratat e PD-së apo PS-së. Dhe unë besoj se do të jetë e dhimbshme për ty.

Unë jam mason i gradës 32. Kam aderuar në Masonari në 5 qershor 1998. Asnjëherë nuk kam deklaruar publikisht apo privatisht nëse unë përfaqsoj dikë apo ndonjë organizatë. Unë përfaqsoj vetëm veten time. Edhe këtë status ti nuk e sheh dot as në ëndërr. Me ty nuk kam folur kurrë për masonarinë, se ti je një copë injorant.

Duke mos ju parë statuset e tua dhe të Cekanit, unë nuk i lexoj se çfarë marrinash shkruani ju në to, edhe pse jeni në të drejtën tuaj të bëni idiotsi. Por shumë njerëz të frystruar nga agjendat e juaja jo shumë të sinqerta, dhe të përndjekur ma sollën atë status. Unë nuk gënjeva, siç bën ti, nuk shpifa siç bën ti, por nxorra atë që më erdhi. Nuk e kam lexuar pjesën tjetër, që ti pretendon se do të japë pamëkatësinë, që ti nuk mund ta marësh, sepse ti e përdor politikën, për agjendën tënde personale, siç edhe të akuzuan për mospjesmarrjen në ceremoninë e Avzi Nelës.

Ti je aq i pafytyrë Nebil sa gënjen haptazi, kur shkruan:

“Me gjithe presionin e PD-se dhe pronareve te gazetes un atehere ne respekt te dinjitetit profesional e moral nuk e tregova burimin e lajmit. Por me qe sot ky Cini-a i servilizmit masonik boteror ben sikur i hapet barku e i qan hallin Berishes e Bashes po deklaroj se pikerisht ky ishte burimi i lajmit qe botoi atehere “standard ” , e thene ndryshe ky spiunoi “miqte” e tij ne situate ku ishte i pranishem ne mirbesim prej miku, ne zyren e Berishes .”

Si është e vërteta? Unë kisha takimin e zakonshëm me Dr. Berishën në zyrën e tij. Kisha kohë të lirë dhe kalova nga selia e PD-së të përshëndetesha me Zoti Kasmi. Në oborr të pashë ty me mikun tënd Lefter Maliqi. Më kërkove të ulesha, të thashë se nuk kam kohë se jam në takim. Ta thashë sinqerisht dhe ika. Tek prisja tek kafja përballë godinës së zyrës së Dr. Berishës. Aty më gjeti Lefter Maliqi i cili kishte edhe ai takim. (Unë Lefterin nuk e kisha takuar kurrë dhe as e njihja më parë) Ai e dinte se në takim me Dr. Berishën do të ishte edhe Basha, dhe më kërkoi që të ndërronim orën e takimeve, që ai të mos ndeshesh me Bashën. Unë i thashë që nuk e përcaktoj unë protokollin kështu që unë nuk mund të bëj dot asgjë. Unë do jem atje, po arrite ta ndrsyhosh unë nuk të prish punë. Pas këtij takimi, shoh në gazetën Mapo një njoftim totalisht të gënjeshtërt. Komunikova me Alfred Lelën ku edhe ja sqarova dhe ai e hoqi menjëherë. Më rezultoj se burimi i lajmit kishe qënë ti. Të mora i nervozuar në telefon dhe ti bëre një artikull, për të larë fytyrën tënde të qelbur. Ti nuk ishe takuar me mua pas takimit tim me Dr. Berishën, dhe unë dyshova se burimi i informacionit të deformuar, tek ty ka qënë Lefter Maliqi. Pra ti gënjen kur më shpif duke më nxjerr mua si burim informacioni. Tani që po lexoj këtë, unë besoj se shtrembërimin e infomacionit e ke bërë ri.

Për fat unë e kam akoma komunikimin që pata me Zoti Lela:
07/19/2015 10:58AM
Përshëndetje Zoti Lela,

http://www.mapo.al/2015/07/basha-pret-rradhen-per-tu-takuar-me-berishen
Ky njoftim ka pasaktësi të mëdha, prandaj do ju lutesha ta përgënjeshtroni.
1 – Zoti Basha nuk më ka pritur mua, por ishte para meje në takim;
2 – Unë jam një njeri I thjeshtë, modest dhe shumë privat. Unë nuk përfaqsoj askënd veç vetes sime.
07/21/2015 5:41AM

Pershendetje, e hoqa. Do uroja te me kishe thene me pare se keta djelmoshat e internetit ne ethet e klikimeve marrin turr nganjehere. Vere te bukur!
07/21/2015 6:59AM
Hajro
Ju falemnderit

Facebook Comments