Faqja “Lolita” në facebook, e njohur për ironitë therrëse dhe kritikat ndaj qeveritarëve dhe jo vetëm atyre, dha para disa ditësh një njoftim për një atentat të dështuar ndaj biznesmenit Zamir Mane. Atentati sipas tyre, kishte ndodhur në lokalin “Padam” të Aleksandër Frangajt dhe çdo gjë ishte mbyllur në fshehtësi të plotë brenda lokalit.
Le të supozojmë një çast se kemi të bëjmë me një “fake news” edhe pse gjatë historisë të “Lolitas”, kur ka pasur “shaka” të këtij lloji, janë trajtuar si shaka të kripura ose jo. Pyetja e parë që lind është, a është e mundur, që një ngjarje e tillë, në lokalin e një nga pronarëve më të mëdha të medias të “mbytet”?
Nëse bëhet një sondazh në popullsinë e Tiranës, shumica dërmuese do thonë se një gjë e tillë është plotësisht e mundur.
Kredibileti i medias është shumë i ulët.
Kredibiletiti i pronarëve të medias akoma më i ulët.
Kredibiliteti i Aleksandër Frangajt edhe më i ulët.
Ka disa preçedentë, që të shpien në një përfundim të tillë. Kanë pasur të vdekur ndaj nuk mund të mbylleshin nga bashkëpunimi media-ministri e brendëshme. E megjithatë, ata që paguhen për të informuar publikun, qoftë nga taksat e e qytetarëve, apo edhe nga bandat e valëve kombëtare që ju vihen në dispozicion bënë ç’është e mundur të mbahej e fshehtë ç’mund të shpëtohej.
Rasti i parë ishte ai I pronarit të medias “Top chanel”, Artan Hoxhës, i aksidentuar me makinë, në mes të Tiranës, në rrethana jo shumë të pëlqyeshme për të, ku emri vajzës në marëdhënie jashtëmartesore me të, e aksidentuar për vdekje edhe ajo, nuk u përmend asnjëherë në shtyp.
Rasti tjetër, ai I gazetarit dhe politikanit Sokol Olldashi, në rrethana të ngjashme, kaloi pa informim rreth gjendjes të së plagosurës rëndë.
I treti, i gazetarit Cim Peka, me një vajzë të aksidentuar për vdekje, në aksidentin me makinë të drejtuar nga gazetari, u mbulua gati plotësisht.
Kreu i një shoqate gazetarësh proteston se i përmendet xhaxhai se këndonte një këngë për “Skënderbeun” para Edi Ramës, por as ai as gazetarë të tjerë nuk ngrihen të shkruajnë për diçka, e cila është a-ja e profesionit të tyre.
Nëse lajmi është i vërtetë, mediat, të cilat në mënyrë të ndërgjegjshme e fshehin, i bëjnë “atentat” publikut shqiptar pikërisht me armën që ju kanë dhënë në dorë.
Lajmi për tetativë vrasje ndaj njeriut më të pasur në Shqipëri duhet të jetë kryelajm, jo për të shuar kureshtjen e njerëzve, por për të pasqyruar se cila është:
Situata e rendit në vend.
Se nëse ka apo jo lidhje me politikën. (Në Rusinë e Putinit ka disa raste kur biznesmenë të fuqishëm janë vrarë ose ju anë shpëtuar atentateve pas, të cilëve është dora e Kremlinit.)
Për të kuptuar se si është amosfera e biznesit në Shqipëri.
Edhe në rast se atentati është kryer pët motive të dobta dhe për të janë të interesuar të mbyllet edhe Zamiri, edhe Frangaj edhe Qeveria, është pikërisht media, e cila nuk është e interesuar të mbyllet sepse shkon në fund besueshmëria ndaj saj.
Kjo aleancë mafioze mes institucioneve të rendit dhe medias është e rrezikshme për publikun shqiptar. Kur ende nuk janë gjetur vrasësit e bankierit Santo, mbajtja në heshtje e tentativeës për vrasje ndaj Manes, është kriminale dhe e ndëshkueshme nga ligji.
A po kujdeset edhe Arta Marku të mbetet në heshtje çështja Mane apo vetëm ka mbyllur sytë?
Apo kemi të bëjmë me një sekret shtetëror?

Facebook Comments