Eduart Ndocaj priti sot në ekspozitën e tij, aktorin hollivudian me famë botërore, Peter Mallota.
Arti përçon mesazhin e vlerave universale të paqes dhe të lirisë

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, pati sot në ekspozitën e tij, të çelur para pak ditësh në galerinë e artit Lezhë për vizitë një “vizitor” të veçantë, aktorin hollivudian me famë botërore, Peter Malota, i cili u impresionua nga punimet artistike të paraqituara për dashamirësit e artit lezhian dhe më gjerë.

Gjatë bashkëbisedimit, aktori nga Los Anxhelos, vlerësoi shpirtin krijues të “Kaubojsit”, si dhe çmoi rëndësinë e krijimtarisë së tij, duke përçuar përmes artit mesazhin e vlerave universale të paqes dhe të dashurisë që bashkon popujt.

Z.Mallota, krahas të tjerave, evidentoi si karakteristikë të krijimtarisë së z.Ndocaj, tipologjinë dhe stilin e pikturave që inspirojnë ndenjën e krenarisë kombëtare, përmes portretizimit të figurave emblematike të kombit.

Në fund të takimit, z.Ndocaj e falënderoi mikun e përtej Atlantikut për surprizën e këndshme si vizitor në ekspozitën e tij, si dhe evidentoi vlerat e miqësisë mes tyre, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime të rëndësishme në fushën e promovimit të artit shqiptar.

1.Mallota
2.Mallota
3.Mallota
4.Mallota

Facebook Comments