Nga Erl KODRA

Lexova me një ditë vonesë intervistën e Baton Haxhi Durrsakut për gazetën Mapo.

Baton, jam kurioz të di se cili do të ishte qëndrimi yt nëse, ta zëmë për një moment, se ideja e ndryshimit të kufinjve me Serbinë të vinte nga dikush tjetër dhe Hashim Thaçi të ishte kundër kësaj ideje. Nejse, se me siguri është punë e kotë që ty të të drejtosh pyetje që mbajnë doza koherence dhe morali, sepse duket qartas se ti nuk ke as koherencë, as moral.

Por, paralelizmat e tua janë fund e krye abuzive dhe të pabaza. Shkurt, Kosova nuk ka probleme kufitare me Serbinë, por ka probleme shumë më të thella, sepse Serbia e konsideron Kosovën në tërësinë e saj terrotor të vetin. Kosova dhe Serbia kanë halle të jashtëzakonshme, sigurisht, sepse Serbia e ka Kosovën në Kushtetutën e saj, në një kohë që Kosova digjet e piqet nga ushtritë serbe prej më shumë se 100 vitesh. Kosova ka probleme të thella me Serbinë, sepse në Luftën e Fundit në Kosovë u kryen Krime Genocidiale, vrasje masive, varre masive, përdhunime masive, zhdukje popullsie në masë dhe debime masive popullsie. Për fatin e keq tonin, këto krime nuk u tretën asnjëherë, sepse Serbia ka mbi 100 vite që kujdeset, që genocidi serb të mos harrohet kurrë në Kosovë, sepse ky genocid është përsëritur në mënyrë sistemike.

Në këto kushte, në rrethanat që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por e konsideron me Kushtetutë si territor të vetin, si mund të bisedohet për shkembime territoresh?! Si mund të flitet për “normalizim të marrdhenieve me Serbinë” në kushtet kur Serbia nuk kërkoi kurrë falje për genocidin e ushtruar në Kosovë, tash e 100 vjet?! Si mund të flitet për “korrigjim kufinjsh” me një shtet që ka zhdukur pa nam e nishan mbi 1500 djem të Kosovës?!

Baton, ty mund të të thuhen shumë fakte, por me sa duket ti nuk dëgjon nga ai vesh. Derisa edhe banalitetet e Kryeministrit Edi Rama me atlete dhe çitjane (benevrekë) ti jo vetëm i justifikon, por i paraqet si vlerë dhe avangardë. Baton, muti mut asht, edhe i Hashim Thaçit, edhe i Edi Ramës.

Në fakt nuk më vjen keq për ty, por për Ahmet Delinë tand, i cili po rrotullohet në vorr prej zorit e marres që po i çoni n’Drenicë ti e Hashim Thaçi.

Eeh hajmedet o çka na ka kanë,
Ka ra serbi o në katër anë,
O në katër anë o hajmedet,
Tana armët o po naj hjek.

Konkan da o një rrem o çetnik
Në Prekaz more kokan hi
Hallakatin nja dy tre shpi
Tu Halili janë hi komita…
Thrrasin robt e bërtasin fmia
Po nigjon Ahmet-o Delia.

Qaj Ahmeti, o në divanhane
thrret -Mursel o djalë çu bane?
Çou Mursel o me naj bej sakicat
Se t’u Halili kanë ra komitat!

Kadalë Babë, bre mos u ngut
Sa të marr sakicen tu drutë.
Se kur nuk vdes Babë per qet kojshi,
Tybe n’Zotin s´vdes për ty.

Fluturim kokan ra n’sokak,
janë zatet n’atë Ramën plak’,
-A e kem besën qysh e kem pas?
Ram Islami po mirë po flet
-Hajt bre shoq e mos ki dert
S’jom pishman as vet me dek.

Shkon Ahmeti hapa hapa
Rama e i biri i shkojn përmrapa.
Tu Halili n´voter jonë hi,
Janë zatet n´at dervetgji
-Stoj! Ahmet ku po don me hi,
Çka asht stoj?- i ka than ati
UnÇ serbishten hiq se di!
Po te shqiptartë kush të ka thanë me hi?
Me i tmerrue o rob e fmi?
A e din ktu që nai kan thanë SHQIPNIE?!

Çu sakicë na i ka ra mi sy,
Çu sakicë na i ka ra mbi ballë
Tana trutë ja ka lane ne shkallë.

Ahmet Delia pe bo i piskamë
Thrret Murselin, -Mursel bre djalë!
Nxanjau derën mos i lsho me dalë
Mos ta lshojmë kurrnjo të gjallë.

Pushka keq Ahemtin e ka marrë
Koka met Ahmeti gjallë
Aij Murseli djalë kreshnik’
Kapë me një shka more fyt per fyt’
Pushkën serbve j’au ka grabitë,
E jau mur pushkën me 6 fishekë.
Sa herë qet’ ka njo po vret!
O qyshtu baba o kur len djalë,
Gjashtë po i vret Murseli per babë
Luftë e madhe aty u kallë.

13 cuba që janë qëllue
Prej 13-ve veq një ka shpëtue
Thotë Jovani kuku per mue!
Prej 13 veq unë kam pshtue
S’po e din rrugën o kah me shkue.

Ikë Jovani okolla gardhi
E pe njek qaj Ram Islami
Ahmet Delia o harkut met’
Ahemt Delia hala po flet;
Hajde Ram e mos e myt krejt’
Leje gjallë more përgazep,
Ti kallxojnë o Krajlit t’Serbisë,
Qysh i zbardhëm faqen Shqypnisë

Facebook Comments