Ngjarjet politike ne vend, kriza e vazhdueshme ekonomike ne Europe, kontributi i vazhdueshem i emigranteve ne Shqiperi, shpirfillja e tyre dhe po ashtu zgjedhjet e ndodhura me date 25 Qershor bejne urgjente dhe te domosdoshme thirrjen e nje “Kuvendi te Diaspores”.
Po si duhet te jete ky vend?
Se pari, organizatore dhe protagoniste duhet te jene e do te jene vete emigrantet.
Se dyti, organizimi i ketij kuvendi duhet te jete dhe do te jete Europa, sepse shumica jane simbolizuar dhe identifikuar me te ne 25 vitet e fundit pa mohuar per asnje caste identitetin shqiptar.
I ashtquajtur “Samiti i Diaspores” i organizuar ne Tirane nuk plotesonte kushtet per nje emertim te tille, sepse ai realisht ishte nje konference e Kryeministrit Rama perballe emigranteve, ku keta te fundit pa asnje lloj te drejte ishin vetem degjues.
PBDKSH eshte i vetmi subjekt politik ne Shqiperi qe ne platformen e saj politike te publikuar edhe ne faqen e saj www.pbdksh.al mbeshtet voten e emigranteve dhe perfaqesimin e tyre ne te gjitha institucionet vendimarrese te vendit nga Parlamenti e deri tek sherbimi diplomatik.
Kjo ka ndodhu edhe fale punes te palodhshme te z. Ndocaj qe eshte kryetari i ketij subjekti politik, deputeti i vetem qe ka mbrojtur ne cdo cast emigrantet, ka lobuar per te drejtat e tyre e po ashtu eshte i pari ne 25 vite qe hartoje e dorezoje ne Parlament projektligjin per “Voten e Emigranteve”.
Ne situatene aktuale si domosdoshmeri ne kohe dhe hapesire, PBDKSH propozon dhe po punon per te realizuar per here te pare “Kuvendin e Diaspores”.
Ku do te organizohet?
Do te organizohet ne Itali!
Kush mund te marr pjese?
Cdo shqiptar qe ka emigruar, qe ndjehet krenar per faktin e te qenit shqiptar dhe qe kerkone te jete kontribues per ceshtje te perbashketa.
Kush do te jene temat qe do te diskutohen?
PBDKSH propozon keto tema, por presim dhe jemi te hapur edhe per propozime te tjera:
1. E drejta e votes
2. Votimi elektronik
3. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor
4. Sherbimi diplomatik
5. Statusi i emigrantit
6. Kuota per emigrantet ashtu si kuotat roze tek subjektet politike, ne Parlament dhe ne nivele te tjera perfaqesimi
7. Ruatja e identitetit gjuhesor, kulturor dhe etnik te shqiptareve si pasuri e diversiteti aty ku jetojne permes bashkepunime te shtetit shqiptar dhe te politikave te tij
8. Ceshtja e njohjes se kontributeve shoqerore te viteve te punes
9. Krijimi i ministrise se emifracionit
10. Hartimi nje agjencie shteterore per te asistuar e mbrojtur investimet e emigranteve ne atdhe
11. Politika te qarta e te mirefillta integrimi per ata qe duan dhe riatdhesohen
Keto jane temat qe kemi menduar. Presim sugjerime dhe propozime te tjera.
Kush do te flas gjate punimeve te “Kuvendit te Diaspores”?
Ata persona qe kane trajtuar me mire nje nga temat e propozuara.
Si mund te merrni pjese dhe ku mund t’i dergoni punimet tuaja?
Keto jane kontaktet:
[email protected]
[email protected]
[email protected]
00 39 347 957 4 00 1
Kur parashikohet mbajtja e ketij kuvendi?
Ne fillim te muajit tetor.

Facebook Comments