Nga Erl KODRA

Ju “mjeshtrat” e kotësisë, që akoma bëni hije mbi dhe; si ka mundësi që nuk e keni marrë vesh, se në momentin qe ia hypni makinës, në të vërtetë ju ia keni hypur një arme vrastare, e cila, potencialisht vret çdo frymorë që lëvizë në të njëjtën hapësirë rrugore me ju?!

Akoma nuk e keni kuptuar se ka një raport matematik dhe fizik mes shpejtësisë, forcave të fërkimit, gjendjes teknike të mjetit dhe gjendjes faktike të rrugës ku ju lëvizni me armën tuaj vrastare?!

Si ka mundësi që jeni kaq brryla dhe mendoni se bota po rrotullohet rreth veturës tende prej teneqeje, dhe të tjerët, duhet të të hapin rrugën ty, që ke marrë turravrap drejt askundit?!

Si është e mundur që megjithse dëgjoni dhe lexoni përditë për jetë të ikura rrugëve të atdheut, ju përsëri ia hypni armës tuaj të zezë, dhe i turreni të parës qenie naive që ju del në rrugë?!

Ju me siguri jeni të mangët nga trutë e kresë, ndryshe nuk mund të shpjegoj dëshirën tuaj absurde për të shkuar drejt vdekjes, me shpejtësi skëterre.

Ju po shkatërroni jetë njerëzore, burra, gra, fëmijë, të cilët u këputni fillin e jetës. Ju jeni thjeshtë disa qenie inferiore dhe vrastare të mjera. Në ferr do të shkoni, monstra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here