Nga Indrit VOKSHI

Po qarkullokan portalet prononcimin e një vajze e cila thotë :
“S’kemi nevojë për Kosovën, kosovarët i duam veç për turizëm”
Dhe, kjo na u quajtka hapje e “Debatit të Madh”.
Kjo gjë, në ketë moment, përdoret nga mjeshtrat e propagandës për të thënë se shiko, shqiptarët nuk e duan bashkimin, “qytetarët” e Tiranës nuk e duan.
Në fakt ka vite që investohet që shqiptarët e Shqipërisë të mos e duan bashkimin.
Kjo mendësi polli shprehjen “Vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë”.
Që ta dini, në vitet 1940-1944, pati një bashkim Kosovë-Shqipëri.
Kosovarët morën poste në Tiranë, kryeministrin, Rexhep Mitrovica, ministrin e brendshëm, Xhaferr Deva.
Këta ishin nacionalistë, Xhaferri sidomos luftoi kundër komunistave pro sllavë.
Urdhëroi masakrën e 4 shkurtit ku i mori komunistët(shumica jugosllavë dhe të përfshirë në vrasjen e nipit të tij*) nga shtëpitë dhe i pushkatoi.
E paraqitën si bishë.Në fakt ishte familje patriotike, i ati Ibrahim Deva pagoi mësues privat nga Gjirokastra për të dhënë mësim shqip në Mitrovicë.
Xhaferri studioi në Robert College në Stamboll, pastaj në Vjenë.
Komandoi trupat e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kundër sllavëve, pastaj kundër bijëve të sllavëve në Tiranë.
Kur lufta u fitua nga këta, pas 1944, nisi propaganda e shfrenuar kundër kosovarëve dhe veriorëve.Sepse ishin antisllavë.
Më thotë xhaxhai, tregonte gjyshi që në Mamurras në 1945, tek “kulla e Nihat Konomit” ose “Kulla e Bejlegut”, partizanët e nisur për masakra në veri kërcenin e këndonin:

“Hidhe toskë kambën, qija gegës nanën”.

Ja tregova një ish anëtari të Lidhjes së Shkrimtarëve.
Më tha po, ky ka qenë titull në gazetën “Bashkimi”.
Sot kanë fytyrë e thonë “Berisha nisi përçarje krahinore” kur në fakt e nisën vetë komunistët me tituj e këngë të tilla.
Kosovarët janë gegë, madje kryegegë.
Ndaj propaganda ndaj tyre si “racë e keqe” vazhdon dhe trashëgohet, tashmë si propagandë urbane.
Mirëpo “raca e keqe” po shkëlqeka kudo ku shkoka, në art, muzikë, sport…
Ata janë patriotët dhe a e keni vënë re që ne këtu shesim topa plazhi dhe peshqirë me flamur vetëm se i blejnë ata.
Prandaj s’duhet me u mërzit, se këta të cilët sponsorizojnë propagandë të tillë janë bijt e bijat e atyne, krimbave antishqiptarë. Kaq.

Titulli dhe shënimi në kllapa nga redaksia.

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here