Nga Andi KUMI

Durrësi magnet i te vobektëve dhe sakatëve nga gjithë rrethet.
Hallexhijve në mëshirë të pushuesve që fillojnë ditën me pazarin e çadrave 3 mijë lek apo 4 mijë lek!
Fukarallik dhe traumë vizive me paradokse ekstreme…

Një daulle që zvetënon traditën e folklorit popullor me të njëjtën melodi monotone si lajmetare e kobshme lufte që amplifikohet për një kacidhe…sa herë që ka kontakt me syrinn e pushuesit…

Kosha plehrash që shpëlahen ne breg sipas nevojës së çadristit vigjilent…
Gra te veshura me hixhab q paradoksialisht kanë perceptimin krahasues për të pafetë njësoj si te pish një kafe në bordello me gruan…

Mbas orës së drekës fillon fekalizimi kolektiv në det, kandilët e tmerruar i largohen bregut…
Makina e policisë bashkiake që djeg naftë dhe lag rroten e tregtarëve ambulantë dikur punonjës të administratës që pas gjyqit dhe disa rrogave lanë punën në bashki për ti shërbyer popullit drejtpërdrejt nën kujdesin e policisë bashkiake…
Kallamoq,shtalb i ziem,petulla me vaj te djegur, manaferra bio, deri foto me gomar janë menuja atraktive për këdo…
Emra lokalesh paradoksalë si Mojorka, Princi, Divino… nëse mundesh divini apo da vini.
Menuja vazhdon njësoj….gulash,qebab,shopska sallata në vend të sallatës greke apo muskakasë…
Fëmijët që rriten e formatojnë memoriet e tyre në Adriatik me miqtë e sezonit dhe gjellën e kazonit që polli demon-kracia…

ASNJË DEPUTET
ASNJË ANALIST
ASNJË PEDAGOG
ASNJË AKADEMIK
ASNJË FYTYRË APO MENDJE E NDRITUR NUK SHFAQET QOFTË DHE PËR TË BËRË NJË STUDIM MBI TË SËMURËN GETO…

Në fund qershia mbi tortë…

DURRËSI ISHTE PERLË PO E PRISHEN MALOKËT…

Pra ata që po paguajnë pushimet me valutë nga Zvicra, Evropa apo Amerika.
Ata që vijnë për të parë atdheun…MUTIN E MADH që bënë pardesytë e bardha me tanga mavi…

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here