Luan Hajdaraga, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, ka ndërruar jetë ditën sotme.
Hajadaraga, 70 vjeç, u shtrua disa muaj më parë në spital, si pasojë e një hemoragjie në tru.
Luan Hajdaraga është një emrat e njohur të së majtës dhe politikës shqiptare. Veç kontributit në Partinë Socialiste dhe në ekzekutiv, Hajdaraga njihet për punën e tij akademike në studimet pedagogjike.
Ai është diplomuar në Bukuresht në vitin 1970.
Në vitin 1985 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Institutit të Studimeve Pedagogjike.
Në vitin 1991 u bë pjesë e Partisë Socialiste.
Nga viti 1993 deri në 1996 ishte Nënkryetar i PS.
Në vitin 1998, ai mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes.
Në 2001-2003,zëvendësministër i punëve të Jashtme.
Në vitin 2008 ai u rikthye në punën akademike dhe leksionet në auditore.
Hajdaraga ka qenë deputet i Partisë Socialiste në disa legjislatura, nga viti 1991 deri në vitin 2001.

Facebook Comments