Kështu foli Erl KODRA

Ju e meritoni Edi Ramën. E meritojnë shumica e socialistëve që e votuan dhe vazhdojnë ta votojnë për hirë të unitetit. E meritojnë edhe pjesa tjetër, që e votuan për një vend pune. Edhe ata që u dhjenë në brekë nga hija e tij e gjatë. Pa dyshim e meritojnë edhe ata që nuk e votuan, por ndërkohë nuk e votuan as Lulzim Bashën, sepse Basha i “tradhëtoi”. Së fundi, e meritojnë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që sot po bien si kokrrat e fikut.

Shpesh kam pyetur veten këto vite; si nuk doli një burrë prokuror me koqe hekuri që t’i vinte hekurat këtij krimineli të veshur me kostum kryeministri?! Provat aty i kishin, provat aty janë.

Të shpresojmë se Shtatori do t’i ndryshojë hesapet. Sepse kam një shpresë, nuk e di. Por vjeshta e sivjetshme duket si Shansi i Fundit.

Facebook Comments