Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

Nuk e kisha besuar që në antishqiptarizmin e vet Mut Nano të ishte i vetëm.
Marrëzia zilia,xhelozia vazhdon…
Kësaj rradhe quhet Ergys,filozof sociolog, opinionist ky merret me shtresa të larta, me presidente,yje botërorë.I shan i degjeneron i krahason me kurva,çingije, hajdutë, kopukë apo i konsideron mediokër me rradhë Will Smith, Ricky Martin, Shakira, Pitbull, Jennifer Lopes, Rita Ora,Era Istrefi,Dua Lipa, Bebe Rexha, Action Bronson e të tjerë.Mediokër që këndojnë muzikë komerciale…
Dhe këta mediokër me një numër hitesh e shikuesish sa 100 herë popullsia e Tokës qenkan asgjë para një bande të karit nga Prishtina me emrin Gillespie qe nuk qenka lejuar të kendoje paragrup për Red Chili Peppers(Këta nuk bëjnë muzikë komerciale por filozofike) në Beograd. Kerkoj banden në YouTube 10.000 shikues në tërë ekzistencen.
Ku fle lepuri pse shqetësohen skuthat që presidenti i Kosovës, apo kryeministri, presidenti Meta qoftë edhe lali Eri dekorojnë dhe vlerësojnë artistët botërorë me origjinë shqiptare.
Një shqiponjë e Era Istrefit e Gjerdan Shaqirit, Granit Xhakës apo kapitenit zvicerian në botëror meritojnë medalje dhe shperblime të posaçme nga qeveritë shqiptare në të dyja anët e kufirit sepse kanë mundësuar njohjen e Shqipërisë dhe Kosovës më shumë se gjithë diplomacia shqiptare me pagesë në 106 vjet.
Era Istrefi, Dua Lipa, Rita Ora këto princesha shqiptare e nderojnë medaljen jo e anasjellta, janë të përzgjedhurat e revistës “Forbes” si femrat më me ndikim në botë poshtë moshës 30 vjeç.
Veçanërisht Era Istrefi që u bë e njohur me këngë të prodhuar në Kosovë dhe të kënduar shqip ( E kuptoj që ju ka shqetsuar gegërishtja bon, bon…ani)
Era ju mesoi shqipen fansave të vet në të kater anet e kontinentit gjithashtu bashke me princeshat e tjera e bëri trendi dhe “cool” të qënurit shqiptar në Perëndim,Angli, Australi dhe Amerikë (edhe njëherë falemnderit nga gjithë rinia shqiptare♥)

Shqipfolës modernë,antishqiptarë, serbodashes, grekodashes, turkodashes rrini hani mut nëpër ato studiot e mjerueshme, me teknikë të mjerueshme, me pagesa të mjerueshme, me programe të mjerueshme, me ajrim të mjerueshem dhe me ndjekshmëri akoma më të mjerueshme dhe në darkë vonë kur të jeni ngopur dhe të keni kryer detyrat e caktuara nga padronët dilni jashtë ndizni një cigare me duhan fallco dhe shikoni,qiellin, hënën, yjet…
Erën,Duan,Ritën, Shakirën, Jeniferin,Willin,Rikin,Pitbullin…
Shihni me sy plasni me zemër dhe pastaj vazhdoni dhe lehni, lehni,lehni…

*Shkrimi i EM

“”Të përzgjidhesh për këngën hapëse të një botërori, mund të jetë një event me rëndësi për çdo këngëtar, por nuk tregon asgjë mbi vlerat artistike të këngës. Ia kanë arritur kësaj edhe këngëtarë ordinerë si Ricky Martin, Shakira apo Pitbull me Jennifer Lopes dhe as ngre as ul gjë në listë edhe Era Istrefi.

Muzika që ajo përfaqëson është thjesht dhe vetëm komerciale pa asnjë vlerë artistike. Ajo ka aftësinë vetëm që të tërheqë masa të mëdha njerëzish, të pakultivuar me art e kulturë, por asgjë përtej kësaj. Kjo është e kundërta e artit, është konsum, mall tregu, tagji për popullin dhe si e tillë, mund ta konsiderojmë ant-iart, një degradim që shkatërron vlerat kulturore të një shoqërie. Kjo lloj muzike është jetëshkurtër. Ajo nuk mbahet mend dhe vdes që me konsumimit të parë. Publiku e harron menjëherë, sapo një hit i ri hidhet në treg.

Dekorimi i Era Istrefit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi (siç më parë është dekoruar edhe Rita Ora nga ish-presidentja Jahjaga), është në kuadrin e kompleksit të inferioritetit kulturor që shqiptarët shpërfaqin në mënyrë të frikshme dekadat e fundit. Ky akt është ekspozim i fuqishëm i provincialitetit që na përfaqëson në instancat më të larta drejtuese e kudo.

Ti japësh Era Istrefit medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru, do të thotë të degjenerosh vlerat më të thella të një shoqërie që ia doli të çlirohet nga një robëri 100 vjeçare, duke i shkartisur këto me vlerat e një kulture që promovon gjithçka profane e vulgare si konsumin, vanitetin, mendjelehtësinë, të mosmenduarit, të qenit bosh, egoizmin, banalitetin etj. Ky lloj pseudoarti është modeli më i keq që mund ti ofrojmë shoqërisë e sidomos të rinjve.

E trishtë të jetosh në një shoqëri ku Era Istrefi merr medalje kombëtare, ndërsa në Kosovë ka artistë brilantë që prodhojnë muzikë të niveleve evropiane. Mund të themi psh. që një kompleks muzikor thuajse i panjohur si Gillespie, u përzgjodh para disa vitesh nga Red Hot Chili Pappers si mbështetës që do të këndonte në koncertin e tyre në Beograd. Ngjarja u anulua për shkak të reagimeve nga serbët, por sidoqoftë vlerësimi mbetet. Për çdo muzikant serioz, ky propozim do të ishte një vlerësim shumë herë më i madh sesa ngjitja në skenën e një botërori për të englendisur turmat e tifozëve.

E njëjta gjë ndodh rëndom edhe në Shqipëri, ku mediokriteti dhe banaliteti janë kudo më të kërkuar dhe më të vlerësuar. Ndërsa prishet godina e teatrit sheshet e bashkisë ushtojnë nga koncertet e sharabajkave të botës që vijnë e pozojnë si yje që po iu hapin sytë edhe shqiptarëve.

Mesazhi që na vjen nga presidenca në Kosovë, siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri është i trishtë. Ky shtet nuk interesohet për vlerat, kulturën dhe artin e vërtetë, por vlerëson dhe nderon vetëm çingijet, ndërsa favorizon gjithmonë kopukët, kurvat dhe hajdutët!

Facebook Comments