Lulzim Basha ka kërcënuar sot kompanitë private që operojnë me ligje të dyshimta koncesionare në bashkëpunimin me qeverinë. Duke komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se opozita është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe do të përdorë çdo mënyrë që kjo të mos ndodhë.

Me një retorikë të ashpër, Lulzim Basha paralajmëroi se nëse ndërtohen kulla te Teatri Kombëtar, PD ku të vijë në pushtet do t’i rrëzojë ato me dinamit. Ai tha se do të përdoret dinamiti për ë shembur kullat që janë projektuar të ngrihen mbi tokën e Teatrit Kombëtar.

“Nëse ngrihen kulla, ne do t’u vëmë minat, me ligj”,- tha Lulzim Basha.

Basha paralajmëroi jo vetëm kryeministrin, por edhe kompaninë private që po investon të Teatri Kombëtar dhe arkitektin që ka bërë projektin.

“Kam thënë se arkitekti do të shpallet non grata. Tani kam dhe një fjalë për firmën Fusha Sh.P.K. Dua të bëjë të ditur se pasuria e kompanive të tilla që kanë operuar me ligje të dyshimta do të jetë subjekt i ligjit antimafia dhe do të konfiskohet”,- tha Lulzim Basha.

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here