Lezha është një ndër qytetet më të bukura dhe me një histori shumëvjeçare të vyer.
Qyteti ka një reliev të jashtëzakonshëm me një bregdet të pasur i rrethuar nga një kurorë malesh e ndare nga një lumë me emrin Drin.
Qeveritë dhe drejtuesit (kryetarët e bashkisë ), nuk arritën asnjë moment ta bënin atraksion turistik nuk u lobua asnjë ditë që ky qytet të jetë destinacion ndalese në guidat kombetare.
Lumi Drin çdo ditë ndotet nga shkarkimi i ujrave të zeza dhe mbetjeve te fabrikës së zorrëve duke e penguar kthimin e tij në destinacion turistik.
Laguna Kune-Vain tashmë e mbajtur peng nga Lëvizja Socialiste për Integrim duke penguar jetesen e peshkatareve vit mbas viti.
Me marrjen e Bashkisë puna e parë do jete nxjerrja e para drejtësise te gjithë atyre që shkatërruan financiarisht këtë bashki.

PËRSE PËRMBYTET LEZHA ME NJË LARGËSI PREJ 8-9 KM NGA DETI DHE LUMIN DRIN SI NJË ARTERIE
Përmbytet çdo vit nga vetë qeveria dhe bashkia, duke u vjedhur sistematikisht nga babëzia e hajnave, që çdo fond të ndarë për fond emergjence keqpërdoret dhe nuk shkon në destinacion.

QË LEZHA TË MOS PËRMBYTET.

1- Duhet pastrimi i kanalizimeve ekzistuese dhe mbledhja e ujrave nga lart me kanale të reja dhe pika mbledhje nëpër disheza të lidhura me kanalizimet.
2- Hapja e disa kanalizimeve të reja pasi ndërtimet pa leje të dhëna nga kryetarët e pa aftë dhe të korruptuar kanë dëmtuar rëndë sistemin e kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza.
3- Ndërtimi i 2 qëndrave të mblëdhjes së ujit. Njëra afër Rrugës Shtraus ku ndodhet Kafe Parisi. Tjetri afer Drinit ku është Prokuroria .
4- Montimi i 2 pompave me kapacitet të lartë për thithjen e ujrave dhe dërgimin e tyre ne lumin Drin.

Kostoja totale e Projektit në € 1.500.000
Kostoja totale e projektit në lek 2 miliard

PRA LEZHA PËRMBYTET QËLLIMISHT VETËM PËR 2MILIARD LEKË NGA BASHKIA E ZOTIT FRAN FRROKAJ DHE TË TJERËT.
KJO DO JETË NJË PUNË QË DO REALIZOHET BRËNDA 1-VJEÇARIT TË PARË, PAS MARRJES SË BASHKISË LEZHË.
KËRKOJ NDIHMEN TUAJ TA MARRIM BASHKINË SËBASHKU.
Lezha meriton të jetë e qytetarëve të saj.
VOTONI EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN 2019

Facebook Comments