Fadil Hasa. Një nga aktorët ikonë të skenës dhe humorit shqiptar, ai që ka bërë për të qeshur shqiptarët edhe në kohët më të zymta është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Fadil Hasa, humoristi durrsak, i njohur në rang kombëtar, ka lindur më 8 prill të vitit 1940. Vendlindja e tij është Kruja, por Fadili njihet nga të gjithë shqiptarët si Fadili i estradës së Durrësit.

Talenti i tij u shfaq fillimisht me estradën amatore të Portit të Durrësit e në vitin 1970 u bë pjesë e estradës së Durrësit si aktor profesionist. Rolet e tij janë të panumërta, si në skeçe e deri në rolin e fundit të rëndësishëm në filmin “Mao ce Dun”, (2007).

Gjatë viteve që ai ka qenë pranë Estradës së Durrësit, ajo ishte një kohë e artë në jetën artistike. Ai ka luajtur një sërë rolesh, dhe me dhjetëra personazhe që ka sjellë me numrat e humorit ka marrë shumë vlerësime nga publiku.

Çdo rol i realizuar me profesionalizëm e ka përcjellë më së miri mesazhin në publik me problemet që trajtonte humori shqiptar, dhe kjo për aktorin e njohur Fadil Hasa ka qenë prioritet për aktorët.

Fadil Hasa mban titullin “Artist i Merituar”.

Fadil Hasa ka luajtur në filma si :

Kronikë provinciale (2009)

Mao Ce Dun (2007)… Hekuran Romalini

Zëvendësi i grave (1987)… Shabani

Facebook Comments