Nga Agron PREBIBAJ

Pak kush e shikoi fillimisht me vëmëndje zellin e Eduart Ndocaj për t’u marrë me politik e sipërmarrës si administrator i Lezhës, ambicje e cila tashmë realitet e të prekëshme, por edhe të frikëshme për politikën e vjetër qoftë lokale po ashtu e qëndrës.
Jemi mësuar gjithë këto vite të brishta, kryesisht në fushata elektorale me premtimet e shfrenuara për ndërtime rrugësh, kanalizime, ujësjellës, parqe e plot “mrekulli” të tjera të cilat më pas jo vetëm se nuk gjendën në ndonjë letër, por edhe premtimet gjithnjë i mori era.
Tek shikojmë Eduart Ndocaj i cili tashmë idetë e projektet, sëpari i hedh në leter me mjaft kujdes, pastaj të argumentuara një e nga një ja afron publikut për t’i parë ato edhe faktori politik.
Nuk janë pak të interesuar sot në Shqipëri për projektet e mini projektet e detajuara Ndocaj të gjitha shumë të vlerësuara nga specialistët përkates.
Inxhinierët tashmë po e superojnë Ndocajn si inxhinierin e pagabuar në projekte të bindur se të gjitha koto projekte janë me këmbë në tokë dhe plotësisht të realizuara, brenda një afati të shkurtër.
Normalisht se këto të dhëna nga specialistët janë shqetësuese për politikën e vjetër e cila nuk ka afruar as punuar asnjëherë kështu por gjithnjë të kapur si më keq, vetëm mbrapsht e me shumë kosure pas.
Planprishja Ndocaj për “të mëdhëjtë” është realitet i nisur në Lezhë por që duhet të shpejtojë kudo, në të gjithê Shqipërinë. Vendosja Ndocaj përballë së vjetrës është frika e hijes pas për miliardat e grabitur nga drejtuesit e mëparshëm në kurriz të qytetarëve, gjithashtu duke hapur epoken e re të ndryshimit e zhvillimit. Vetëm ndryshimi i konceptit të drejtuesit bën të mundur ndërtimin e rrugës, ujësjellësit, kanalizimit, ndriçimit, gjelbërimit etj, për të patur më shumë të punësuar për një varfëri pranë zoros.
Pra Eduart Ndocaj defakto është ulur këmbëkryq në Lezhë për Lezhën, për të shikuar frymën e re kudo në bashkitë tona si modeli i shpëtimit e suksesit të gjerë.

Facebook Comments