loading...

Nga Berat BUZHALA

Do episode duhet me i analizu, e njera prej tyre eshte ky TAKIM i kreut te shtetit te Kosoves, me piunin e Vladimir Putinit, Dimitri Medvedev, Kryeminister i Rusise.

Ne kushte normale nje takim i tille nuk ka ne vetevete asgje te keqe, mirepo problem per kete eshte sebepi, ose vendi ku jeni takuar.

Presidenti Thaci po merr pjese ne inaugurimin per President te perjetshem te Recep Taip Erdoganit. Tashme u tha shume here qe ne kete inaugurim nuk po marrin pjese askush prej vendeve kryesore te BE’se. Erdogan eshte i rrethuar nga klient te tij politik, nga udheheqes shtetesh satelite te Turqise, ose prej lidereve anti perendimor, sic eshte Rusia dhe Irani.

Presidenti Thaci aty eshte ne cilesi te nje klienti, sepse Kosova, fatbardhesisht ende nuk eshte pushtuar nga Thaci, e se kendejmi nuk eshte zaptuar krejtesisht nga Erdogan. Sido qe te jete, nuk eshte kurrfare suksesi diplomatik ta takosh njeriun e Putinit ne nje territor anti perendimor, cfare eshte aktualisht Turqia e Erdoganit.

Une jam i bindur qe rezultati i ketij TAKIMI eshte i barabarte me nje fën te arushes, mirepo deshira e Thacit per protagonizem eshte e frikshme. Ai eshte ne gjendje tash me shku edhe ne Iran vec me marre pak vemendje nderkombetare. Eshte pak a shume ne nivelin e Linda Morines.

Disa prej jush ndoshta e keni degju rrefimin e Behgjet Pacollit, i cili ne vitin 1998 kishte arritur qe ta organizonte nje takim me Sllobodan Milloshevicin, permes Rusise. Pa pervoje politike, sigurisht me qellim te mire, Pacolli kishte aranzhuar pastaj edhe nje takim te Rugoves me kasapin e Ballkanit. Mirepo Rugova e kishte refuzuar ate takim, pasiqe sipas tij amerikanet ishin kunder. Rugova disa muaj me vone e kishte takuar Slloben, por tash me ndermjetesim te Amerikaneve.

Me nje fjale Thaçi po takohet me ruset me ndermjetesim te gabuar. Ta shohim.

Advertisement

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here