Nga Ylli MANJANI

Kujdes…

Spostimi i argumentit nga përgjegjësia direkte e Edi Ramës dhe grupit të tij në pushtet tek CV e firmës “Fusha”, është krejt e gabuar!

Le pastaj konspiracioni me histori të pa vërteta ndërmjet prokurorit Fusha- firmës Fusha dhe Qeverisë. Është e gjitha strategji e gabuar!

E rrezikshme madje për kauzen e drejtë të mbrojtjes së pronës publike dhe trashëgimisë kulturore!

Duhet të mbledhim mendjen njëherë e mirë se:

Teatrin Kombëtar, pasurinë publike të Shqiptarëve dhe trashegiminë kulturore tonën nuk po e prish as firma Fusha e as Prokurori Fusha! Teatrin po e prish Edi Rama!

Nëse kërkohet një fajtor, ja ku e kemi 2 m të gjatë! Të ulur këmbëkryq në krye të pushtetit!

Llogjika se “ fajin e ka firma” është e dobët dhe e pa mbrojtshme!

Ja ta zëmë e qeveria e përzë firmën Fusha nga kjo sipërmarrje, a u zgjidh problemi?!

Pa dyshim që jo! Jo vetëm që teatri prishet, por duke ndërruar firmëm bie dhe pretendimi i opozitës!!!

Ja pse kjo strategji është e gabuar!

Duhet fokus tek e keqja që merr vendime, jo tek bisnesi që është krejt legjitim kur kërkon të punojë!

Nuk ka faj ai që kërkon të punojë!
Fajin e ka ai që ndan punën!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here