Nga Indrit VOKSHI

Ju thoni ra teatri, ra Shqipëria, ra prona publike, fitoi drogokratura. Asgjë nuk ka ra. Provojmë një moment mblidhemi shumë për të mos lejuar shembjen dhe e shohim kush bie.

Gjithsesi, përtej kësaj, ka pasur dy deklerata, një nga Vllahutin dhe një nga Knut Flenkeshtejn të cilët kërkuan qeveri pozitë-opozitë. Doli z.Basha e kundërshtoi. Pati edhe një prononcim të Ditmir Bushatit ku kërkonte qeveri pozitë-opozitë.

Pse kërkohet kjo tashti? Pse dalin dy të huaj afër me Ramën dhe vetë ministri i Ramës me kërkesa të tilla? Çfarë po ndodh këtu? Pse Edi Rama don të legjitimohet në pushtet duke i bërë ftesë opozitës?

Ka një muaj që në Tiranë është hedhur në tavolina një formulë e re qeverisëse. Pa Ramën kryeministër.

Synimi i atyre që e kanë propozuar dhe që kanë vu në lëvizje politikanët në Tiranë, duke i ulur në dreka e darka me ndërmjetës e pa ndërmjetës, është çmontimi i makinerisë dhe skemës së ndërtuar nga Edi Rama.

Rama e di, sigurisht dhe, bën testet e tij, skemat e tij, me qëllim për tu pozicionuar si faktor stabiliteti dhe konsensusi, i tillë që ka fuqi të bashkohet me opozitën.

Nga ana tjetër të gjithë faktorët e tjerë politikë shqiptarë, pozicionohen kundër tij, për t’ia prishur tentativën e pozicionimit si konsensual e që ka fuqi të bashkojë politikisht.

Kjo ia rrezikon pushtetin dhe, dje votoi me dhunë ligjin për teatrin për tiu treguar njerëzve se është i fortë. Është ende ai pushteti.

Po edhe Rama e di se kjo nuk do të zgjasë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here