loading...

Nga Adriatik R.DOSTI

Ende pa u thare lotet per humbjen e Perikli Dhalesit dhe ende pa u shuar dhimbja per ikjen e tij te befte nga kjo bote…nje tjeter lajm i dhimbshem ka goditur qytetarine e Tiranes dhe vecmas komunitetin e futbollit bardhe e blu por edhe ate shqiptar…

…Ne moshen 73 vjecare eshte shuar sot heret ne mengjes nje nga Yjet e Ikonat, nje nga Legjendat e te Medhenjte e Tirones se madhe e te pa perseriteshme te mesviteve 60-70….i rralli e brilanti Skender Hyka…

Qe prej sot Tirona jone e shtrenjte do te kete me pak nje Qytetar model dhe exellent te saj , futbolli i saj bardhe e blu do te kete fizikisht nje luftetar e nje ikone me pak, sporti shqiptar do te kete nje figure te tij brilante mangut …familja nuk do te kete me po fizikisht ne gjirin e vet babain, bashkeshortin, njeriun gojeembel, Gjyshin e te pa zevendesueshmin Skender Hyka…

Jam tronditur vertet kur ne faqen e fb te Djalit tend …Endit …i vecanti dhe shume i hereshmi im mik Hyka sot heret ne mengjes lexova njoftimin trondites…Babai na la….

Ike absolutisht para kohe miku im i shtrenjte, njeriu me te cilin personalisht e familjarisht prej te pakten mbi 40 vjetesh me lidhin aq shume kujtime kryesisht sportive por jo pak edhe qytetarie ..

Ishe nder te paret qe me mekove dashurine e respektin per klubin tone te shtrenjte te futbollit…Bardhe e Blune qe tii e kishe ne gjak e ne ADN tende puro tironase..

Ishe nder te paret qe me fute ne mendje e ne shpirt qytetarine e civilizimin , respektin e mirenjohjen per qytetin tone te shtrenjte ku u lindem e u rritem, Tironen.. per traditat e historine e jashtezakoneshme te saj nder dekada.. e per njerezit e saj te mrekullueshem..

E c’ nuk i dhe Tirones tende ti o Skender Hyka..talentin e pa perseritshem si nje futbollist – ikone i saj, qytetarine model te nje tironasi te mire, te urte, te mencur, te drejte, te ndershem e babaxhan, aftesine drejtuese ne krye te klubit tone te cilit ja shtove dhe pasurove historine e fitoreve dhe trofeve si pak kush tjeter.. dinjitetin , personalitetin e karakterin model te nje njeriu te pa kompromentueshem deri ne majat me te larta drejtuese te futbollit shqiptar, percjelljen ashtu thjesht e pa buje te trashegimise sportive te familjes tende te nderuar HYKA..tek biri yt i vetem Endi…dashurine e ngazellimin legjitim te nje Gjyshi te lumtur qe shihte cdo dite ne drite te syrit se si rriteshin Dy niperit e tij …futbolliste te ardhshem te ekipit Bardhe e Blu…per te mos e lene kurre Tironen tone pa nje HYKA…

Jam vertet i tronditur per ikjen tende mik i shtrenjte e i cmuar ..aq sa as sot e as neser nuk do te mund ta besoj dot lajmin e hidhur ..por as sot e asnjehere nuk do te mund te ambientohem dot me faktin se ti nuk do te jesh me fizikisht mes nesh..

E di..qe nje dite sic kemi ardhur po ashtu do te ikim nga kjo bote..por qenka vertet e dhimbeshme kur nje mik i shtrenjte te iken kesisoj e ”fale” kesaj bote te cmendur ti nuk ke asnje lloj mundesie ti ndodhesh prane ..per ti bere te pakten adetin tradicional njerezor…ti hedhesh nje grusht dhe e ti lutesh Zotit te prehet ne Paqe …

Te qofte Dheu i lehte Skender Hyka ani pse jo vetem mua por mijera e mijera te tjere qe te njihnin nga afer apo edhe kishin degjuar per ty e karieren tende brilante, per qytetarine tende shembellore si pak kush ..i ke tronditur thelle me kete ikje tenden kesisoj…

Endi…jam me ty e qendroj fort ne krahun tend , te Nenes tende, bashkeshortes e djemve te tu ne keto momente tejet te veshtira per ty e familjen Hyka..per te gjithe te dashurit, te afermit, miqte e dashamiresit tuaj te shumte…

Ne kete bote ka njerez qe edhe pse vdesin kujtohen perjetesisht si te gjalle ashtu sikurse ka edhe te tille qe edhe pse te gjalle llogariten prej kohesh tek te vdekurit…ndaj te siguroj me bindje absolute se Babai yt e miku yne i pa harruar Skender Hyka hyn tek ata njerez qe vdekja vetem sa i rremben fizikisht sepse famen, trashegimine, kujtimin e gjithcka tjeter te bukur, te fisme e te njerezishme qe lane pas nuk ka asnje lloj mundesie t’ja u cenoje dot e aq me pak t’ju a rrembeje ….

Lamtumire Mjeshtri i madh i futbollit Tironas e atij Kuq e Zi…
Lamtumire Qytetari brilant i Tirones sone ..Skender Hyka…
Lamtumire miku im i shtrenjte dhe i pa harruar…

Ne foto..Eduard Dervishi , Skender Hyka ne mes …dhe une ..gjate nje aktiviteti futbollistik ne st. Q.Stafa ..ne fillim te viteve 90…

Advertisement

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here