loading...

Nga Mirton MATAJ

“Unë nuk jam specialiste ndoshta në këtë fushë…”

Të mos jesh specialiste dhe të bësh deklarata publike në shtyp në lidhje me diçka që nuk merr vesh fare është problemi yt por të vetëquhesh feministe avokate për të drejtat dhe barazinë e sekseve dhe ti japësh të drejtë një “femre” xheloze të fshehur në trup mashkulli si Muç Nano kjo është vërtetë fyese në rradhë të parë për seksin femër dhe në rradhë të dytë për prezantuesen që ke zgjedhur ta sulmosh nuk e di për çfarë arësye.
Meqë nuk je specialiste po të shpjegoj që Ilda Bejleri është personi i fundit që vendos si të vishet,si të zhvishet,si të lyhet,si të krihet etj. Nëse shkrimi yt nuk do ti jepte të drejtë një urryesi të çdo gjëje të bukur përfshi dhe femrën por do ti adresohej pronarëve të TV-ve, regjizorëve,drejtorëve artistikë. Nëse kritika jote do drejtohej në përdorimin e paraqitjes së femrës për efekte shikueshmërie vërtet do ishe një avokate që mbron të drejtat e femrës shqiptare.
Muç Nano është një gomar dhe nuk ka asnjëherë të drejtë.
Në këtë rast Valmira Dalipi edhe ti nuk ke të drejtë.

Ilda Bejleri dhe pse ka të drejtë Muç Nano!

Nga Valmira DALIPI

Në ditët e sotme të punosh në televizion është privilegj dhe për më tepër të dalësh në ekran. Pavarësisht se si arrihet deri aty me apo pa meritë, ekrani përveç profesionalizmit në punën që bën kërkon edhe etik në veshje.

Sigurisht rregullat nuk janë të shkruara, por disa të tilla ka. Si parantezë dua të them që unë jam tepër feministe dhe e dashuroj të bukurën dhe vajzat e bukura, sepse mendoj që njerëzit e bukur janë edhe pozitivë (të paktën kjo është ndjenja që më krijohet mua).

Dhe ti, Ilda Bejleri je shumë e bukur, por nuk e kuptoj pse katandisesh ashtu me ato veshje që nuk di ca emri t’u vë, me duken për pub, kabare a se di se ku, por vetëm për ekran jo. Unë nuk jam specialiste ndoshta në këtë fushë, por me kaq shumë media, syri tashmë selekton vetë atë që nuk i përshtatet.

Ok, mund ta lëmë edhe te pjesa që është shije personale dhe ndalojmë këtu. Por ti Ilda je shumë e dalë për të mos kuptuar që në një emisionin sportiv që prezanton, të ftuarit shqyhen nga sytë duke të parë ty dhe formave e tua që nuk i lënë asgjë imagjinatës, pasi gjithçka duket sheshit falë shijes tënde fantastike.

Tani me Kampionatin Botëror çfarë nuk po na dëgjojnë veshët nga prezantueset misse e bukuroshe, por të paktën janë më të mbledhura në veshje.

Se di kë ke model, se besoj që brezi jot është rritur më frymë italiane meqë është edhe vendi i modës, por nuk më ngjan fare ti me prezantueset e tyre.

Për të mos folur për vendet më të zhvilluara të Evropës si Gjermania, Franca etj..se do të stonoje fare.

Kur ndodhi debati me Muç Nanon isha pro teje, pasi mendova se ishe një e ftuar në emision dhe mund të vishje ç’të doje, por kaq shpesh …e tepërt.

Advertisement

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here