Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

“Vdekja me vjen prej syve të tillë” u botua në vitet e diktaturës.Në një Shqipëri të pamësuar me letërsi moderne ky roman i shkruar në 1974 u prit me entuziazëm dhe bëri xhelozë deri diku shkrimtarët e shtetit.Nuk e di kush e botoi, kush e solli pikërisht në atë periudhë Rexhep Qosen por e di shumë mirë që në vazhdim nuk u botua me letërsi artistike prej tij.
Megjithëse rinia nuk e ndante nga dora librin e tij nga mediat e kohës ai paraqitej si kritik i madh por jo shkrimtar i të njëjtit nivel.
Botimi luksoz i veprës së tij “Porosia e madhe” e çimentoi vendin e tij si kritiku më i madh shqiptar dhe qetësoi romancierët e përkëdhelur të diktaturës njëkohësisht i mikloi duke sulmuar kritikët letrarë të Tiranës me shpalljen mbret të një kritiku nga Prishtina.
Sidoqoftë studentët që kishin pëlqyer romanin e tij nuk nxituan të blenin dhe lexonin botimin e tij luksoz por kuriozë lexuan nga fondi rezervat i Bibliotekes Kombetare dramat e tij dhe sidomos perkthimin e “Kronika e një vdekje të paralajmeruar”.
E zgjata pershkrimin thjesht për të kuptuar ate per të cilën kam vrarë mendjen 30 vjet me rradhë.
Si ka mundësi që një autor kaq pak i botuar,i panjohur nga pjesa me e madhe e popullsisë brenda një periudhe të shkurtër(Pas vdekjes së diktatorit) merr famë dhe në Lëvizjen e Dhjetorit arrin të bëhet pjesë e mitingjeve edhe pse jo i pranishëm fizikisht.
Portreti i tij u vizatua në shumë pankarta dhe shumë nga folësit kërkuan që ai të bëhej President i Shqipërisë!!!
Këtu mbaron dhe dashuria për Rexhep Qosen dhe fillon harresa.
Përjashto botimin me ndihmë dhe parathënie të Kadaresë në Francë në 1994 askush nuk u kujtua më për Qosen.
E kam takuar në Tiranë në Maj të 1999 afër sheshit “Wilson” dhe përveç kuriozitetit dhe dashurisë për vepren e tij të dikurshme nuk ndjeva shqetësim, eksitim,shpresë për momentet e mëdha që po kalonin shqiptarët.
Rexhep Qosja ishte komplet i qetë…
Çlirimi i Kosovës, UÇK, NATO,Amerika nuk e emocionuan në asnjë moment akademikun ai provoi të hyjë në politikë, dështoi dhe si pasojë filloi të shkruajë dhe të godasë gjithçka, miq të dikurshëm,”armiq” të rinj të vjetër, politikanë të Shqipërisë,Kosovës sidomos Sali Berishën, Ismail Kadarenë,Ibrahim Rugovën, gjithmonë kundër të djathtës dhe pro të majtës,Fatos Nanos,Edvin Ramës e kompani…
Përfundimisht akademiku Qose që vazhdon të paguhet si i tillë që në kohën e Jugosllavisë dhe që nuk i është ndërprerë rroga as në kohën e bombardimeve është një figurë që i ka shërbyer dhe shërben internacionalizmit proletar,komunizmit jugosllav, kosovar, shqiptar dhe që ka kritikuar me ashpërsi dhe në mënyrë sistematike gjithkënd nga lista e zezë që i kanë urdhëruar ata qe nuk ja ndaluan kurrë pagesën.
Shkrimi i mëposhtëm tregon që edhe pse 82 vjeçar ai vazhdon ti bjerë fyellit në një vrimë në vrimën pro komuniste, pro sllave,pro osmane.

Boll shkunde pluhur nëpër gazeta akademik rri ha pensionin dhe honoraret aty në harresë dhe mos u përzje me krundet se do të hanë korbat e Prishtinës.

Hapja e dyerve të BE, vendim historik për Shqipërinë

Nga Rexhep QOSJA

Dita e 26 qershorit ishte një ditë e rëndësishme për qeverinë shqiptare, për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar në përgjithësi. Këtë ditë shqiptarët morën premtimin se dyert e Bashkimit Evropian do të hapen për Shqipërinë: në vitin 2019 do të fillojnë bisedimet për integrimin e Shqipërisë në këtë Bashkim që u ka sjellë premtime historike popujve evropianë.

Rruga e Shqipërisë deri te kjo e arritur historike nuk ishte e lehtë. Dhe nuk ishte e lehtë pse duhej bërë ndryshime, duhej bërë reforma në një varg fushash të jetës politike, shoqërore, shtetërore e të tjera, që s’ishin menduar më parë, por edhe pse duhej mënjanuar pengesat që qeverisë shqiptare i bëheshin prej disa forcash politike bashkatdhetare.

Vonesat e njohura politike duhej tejkaluar me nxitime që të shpeshtën e herëve nuk pranohen lehtë prej shkaktarëve të tyre.

Kërkesat evropiane duhej përmbushur jo vetëm me programe, por në të njëjtën kohë edhe me vlera, me sjellje, me mendimet, me standarde evropiane në jetën e përditshme shoqërore, politike, arsimore, kulturore e të tjera të shqiptarëve.

Dhe, kështu qeveria shqiptare në krye me Edi Ramën bënte përpjekjet më të frytshme të njëkohshme: për ta çuar Shqipërinë në Evropë dhe për të sjellë Evropën në Shqipëri.

Mund të konsiderohet e arritur e qeverisë shqiptare dhe e Shqipërisë edhe kjo e dhënë: më shumë se asnjëherë në historinë shqiptare sot është shtuar numri i miqve evropianë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe, kjo u pa edhe më 26 qershor.

E uroj Shqipërinë për këtë fitore të madhe politike e diplomatike, që përmban idealin e popullit shqiptar për të qenë edhe me kuptimet e me vlerat jetësore aty ku e ka caktuar gjeografia: në Evropë e me Evropën.

Facebook Comments