Nga Edon KUQI

Ajo qe po ndodh gjithe keto dite,jave,muaj ne odisene per shembjen ose jo te Teatrit Kombetare eshte ndjekur jo pa interes nga te gjithe madje dhe nga ata qe nuk kane shkelur kurre ne teater,kjo per vete impaktin qe ka kjo teme.
Ne odisene e gjate te ketij debati midis artisteve dhe bashkise me sakte Erion Velise shume ujera kane rrjedhur,ndaluar e nderruar drejtim kjo fale “zotesise” dashakeqe te nje sharlatani medioker me nje oratori te mire kjo e kombinuar holle me nje djallezi qe duhet pune per ta kuptuar.
Jam shprehur qe ne titull “Regjisori” Veliaj dhe shfaqja me tre akte “teatri” kjo pasi ne gjithe kete debat une kam vene re nje shfaqja qe po luhet me tre akte dhe po drejtohet djallezisht nga regjisori qe ndonese nuk ka lidhje me teatrin kete pune e ben mire.
“Regjisori” Veliaj aktin e pare te kesaj shfaqjeje arriti ta realizoje qe ne momentin kur filloj te perçaje artistet duke perdorur hajnat e tij qe me pare i kishte pregatitur duke ju dhene poste drejtoresh nga kocka e pushtetit pasi per keta njerez vlen me shume kulltuku i drejtorit ne nje zyre qe po i bie sovaja sesa interesi kombetare e pasuria kulturore dhe artistike.
Ne fakt une e prisja diçka te tille duke e njohur djallezine e lali Erit, e ketij qe te vret naten e te qan diten por nje ze i bredshem me thoshte se artistet do fitonin.
Sulmin e pare e nisi duke perdorur nje njeri qe gjithe jeten eshte shquar si bixhozxhi por qe se fundmi i plotesoi te gjitha kushtet per te qene drejtor i Teatrit Kombetare,pastaj perdori Gaz Pajen te cilin si aktor ne portokalli e vleresoj shume por nuk mund te them te njejten gje sa here e shoh lart e poshte njehere me Tahirin,njehere me Majkon e njehere me Veliajn qe realisht miqesisine e tij me ta nuk e komentoj por qe nuk mund te rri pa komentuar pjesen kur keta perdorin gazin per te “gazuar” ujerat e teatrit. Luftar Pajo,artisti qe deri dje qante ne televizione se nuk kishte mundesi per te paguar ilaqet,pasi mori garancine per keto te fundit dhe nje shtese dhurate fshiu lotet dhe nisi nga puna me te birin dhe me te tjere si ta per te perçare artistet e tjere e keshtu do benin nderin e mbylljes me sukses te aktit te pare shefit te madh(Veliajt) e keshtu ai te niste te dytin qe ishte aq i dhimbshem e zhgenjyes.
Aktin e dyte Veliaj nisi ta vinte ne zbatin qe ne momentin kur filloje takimet me artistet te Plaza si per te ju dhene mesazhin e kulles.
Aty ai dirigjoi gjitheçka me “batutat” e holla ne dukje por therese e te dhimbshme per ata qe e njohin ate. Kur nuk i pelqente diçka i ndante artistet ne parti ndersa kur i leverdiste i linte per te folur pa fund per tu treguar edhe te tjereve sesa bukur eshte ta kesh teatrin ne katin e pare te nje kulle qe te merr frymen dhe perballe e rrotull te kesh kulla te tjera si shembull i “kapitalizmit” do thoshte dikush por qe ne fakt do jene shembulli i babezise se qeverise.
Pas takimeve me artistet lart e poshte,ne paradhome,zyre e bodrum diten e naten arriti qe te merrte rreth vetes dhe ca artiste te tjere qe hyjne ne rolin e peshtire per tu bere vegel e oligarkise. Harruan gjithçka te thene me pare,harruan lotet e betimet qe do ishin aty per te qendruar qofte dhe nen rrenojat e teatrit por qe tani do e shohin gjitheçka ekzluzivisht nga zyra e lalit.
Nese une sot permend emrin e te Madhit Robert Ndrenika shume njerez do me shajne e madje dhe vete po e shaj veten tani por nuk arrij ta kuptoj sesi nje njeri i Madh si ai qe i dha kaq shume asaj skene te bente kompromis me njeriun qe i kishte bere ate qe nuk ja kishte bere njeri,i kishte mbyllur mikrofonin,i kish mbyllur gojen..
Te njetin mendim dhe per aktoret e tjere qe iu bashkuan dje shfaqjes me neveritese qe kam pare ku bashke me Veliajn pozuan ne stadiumin e ri te tiranes (qe ka kushtuar 10 fish me shume se shoket e tij ne europe per teme tjeter kjo) qe tu tregonte Veliaj sesi behen gjerat e “mira” kur behen bashke por qe e kishte fjalen per kullen e stadiumit dhe per kullat e teatrit.
Qe te jem i qarte dhe une jam per teater modern pooor kurresesi per te prishur te vjetrin,nese do nje teater te ri ka vende plot per ta ndertuar por nese do nje teater modern dhe me vlera duhet rikonstruktuar ai qe eshte. Anglia eshte e mbushur me ndertesa te vjetra,teater te vjeter etj… por qe atje nuk i shemb njeri se atje ndryshe nga ketu nuk ka njerez te babezitur per kulla.
Akti i fundit do jete ai finali kur boldozieret e bashkise e te qeverise te sulen si ujqer te terbuar per te shembur nje trashegimi kulturore dhe kombetare.
Do jete akti i fundit kur kullat te ngrihen ne mes te Tiranes jo si shembull i zhvillimit ekonomik sic pretendohet (se per ate pune jemi te fundit) por si shembull i hajduterise qeveritare e i mos reagimit qe per fat te keq na ka shoqeruar gjithmone ne si popull.
Kullat do jene aty si treguas qe ky komb per fat te keq nuk paska pasur artiste te vertete por disa njerez qe u kenaqen me pak duke harruar sesa shume vlejne ata

Facebook Comments