Nga Bujar ALIMANI

Teatri Kombetar I Shqiperise eshte ne Tirane. 7436 km vije ajrore nga vendi ku une banoj. Nuk ka qene kurre me afer se keto kohe..ose me sakte ME I AFERT.
Per here te pare kam qene ne oborr te tij ne pranveren e vitit 1988 ku vendosa te pergatitesha per konkursin e regjise ne Institutin e Larte te Arteve te atehershem. Madheshtor. I rende. Magjik. Mistik. Indiferent. Shperfilles. Por gjithsesi shume I bukur.
Te gjitha keto i justifikonte. Atehere. Dhe tani.
Shfaqja e pare qe kam pare ka qene ZBUTJA E KRYENECES ..
Dhe tani kur te gjitha keto , si nje re pluhuri mund te shkermoqen e therrmohen brenda lugeve te eskavatoreve te Bashkise apo te kompanive te ndertimit.
Dhe tani kur njesoj si ne dramat e medha, ne tragjedite antike apo shekspiriane, heronjte mbeten vetem, mbeten te tradhetuar. Kur thika e politikes , ndoshta me mizorja qe ka pare Shqiperia pas thikave te regjimit te Enver Hoxhes, ka hyre ti gjakose mes vedit. Pasi I ka poshteruar, peshtyre per kaq vjet, pasi I ka roberuar ne puntore helmatisesh emisonesh televizive, pasi I ka lodhur, demtuar, gjakosur e paguar vec per buken e gojes, pasi u hoqi cdo status nderimi e dinjiteti, pasi I perbuz “o me ne o kunder nesh”, .. i rimer, i “mjekon” dhe tashme i hedh ne garnizonet e saj kunder llojit te tyre. Gaveta e Rilindjes kaq shume e etur per militante zgjerohet e fryhet dhe ne keto kohe eshte luks mesa duket te mbetesh jashte saj. Jashte gavetes qe e perdorin vec ushtaret. Ushtaret e Partise.
Si fotografite me Udheheqesin. Te pakten ai shkeli nje here ne teatrin e kombit. Dhe qe ate mbremje beri mynxyren. Ndersa ky I tanishmi ben mynxyren pa shkelur kurre.
Por te dy mbeten njesoj.Te dy shkaktojne mynxyre.
Ndaj fotografia e jashtezakonshme e publikuar nga Erjoni ne thelb shpjegoi gjithe dramen. Levizja e Erjonit, krahu, dora. Kurre ne te njejtin vend, njerit ne brez , tjetrit ne qafe, buzeqeshje te lodhura te te gjitheve.. Dhe artistet e fotografise duken te lodhur. Me siguri kane menduar “ne djall ky makth”.. Aktori I fundit djathtas duket se ka shprese. Jo te kauza. Te Erjoni. Te katert me kujtuan cuditerisht shfaqjen e pare qe kam pare ne Teatrin Kombetar komedine e Shekspirit , ZBUTJA E KRYENECES..Me protagonist Petrucion: Erjon Veline.
Pak dite me pare , disa prej tyre , me mall dhe krenari i kisha vene ne murin tim ne faqen e facebook. Por nuk do e ngacmoj ate publikim. Sepse une besoj. Nuk jam me ore. Besoj ne cfare besova. Nuk nderroj ide ne korridore institucionesh.
Ne ato institucione ku pergatitet mesymja kunder endrres. Shqiperia ka rastin me te mire te tregoje qe nuk ka vdekur.
Me kujtohet nje publikim I para disa muajsh I Kastriot Cipit, qe ne menyre brilante paralelizonte krizen e Teatrit Kombetar me krizen ne ish Jugosllavi ku diktatori serb Miloshevic , kurre nuk kishte menduar se fundi I tij do I vinte pikerisht nga krahina qe ai urrente me teper ne shtetin e tij, nga Kosova. Dhe ashtu ndodhi.
Gjasat mesa duket po e shtyjne mendimin se dhe Edi Rames , gjema do I vije pikerisht nga komuniteti te cilin ai per shkaqe psikike mesa duket urren histerikisht me shume – TEATRI.
Teatri Kombetar mund te rrafshohet. Por Teatri Kombetar per Qeverine Rama mund te behet njeheresh edhe kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar.
Ne gjithe kete vorbull fotografia katershe mbetet nje kujtim I trishte I nje kauze te tradhetuar por kurrsesi te humbur.
TEATRI KOMBETAR I Shqiperise eshte ne Tirane. 0 km nga shpirti ku une jetoj.

Facebook Comments