Zotit Sali Berisha,

I nderuar, ish president, ish kryeministër i Shqipërisë. Jeni në dijeni të përpjekjes së mafies në pushtet për të shembur Teatrin Kombëtar, ku herën e fundit jemi takuar bashkë në shfaqjen “Shtrigat e Salemit” të Arthur Miller, vënë në skenë për mrekulli nga trupa e këtij teatri, nën regjinë e Spiro Dunit. Unë isha aty, thjesht se përktheva veprën e autorit. Duke qenë se kulisat gjithmonë i kam urryer, kam përshtypjen po aq sa edhe ju, marr guximin, siç do të thoshte Ushtari i Mirë Shvejk, përkthyer nga babai im, Gëzim Erebara dhe miku i tij Tonin Bushati, t’Ju ftoj, të Mbroni Teatrin Kombëtar nga mafia, si një qytetar edhe artdashës i shquar.
Rudi Erebara, piktor, shkrimtar, përkthyes

Facebook Comments