Nga Adriatik R.DOSTI

Mes perbuzjes e neverise po ndjek fushaten e turpshme qeveritaro-shteterore te Rames me shoke ..te cilet deshtimin e Shqiperise europiane po perpiqen me te gjitha menyrat e tyre te poshtera te mundeshme t’ju a paraqesin Shqiperise e shqiptareve si Arritje e Sukses si Fitore e Triumf….

Njejte sikur po bejne me Marreveshjen shume-kopileshe me Greqine e njejte sikur po trumbetojne prej 5 vjetesh rresht bumin e parajses se asaj fare Shqiperie qe duam ….e qe ne vete nuk e dashkemi…?????

Qe ta marresh vesh mire ti o vendi e populli im…keta te Sotmit qe po te shkelin me kembe jane ne gjak e ne ADN po ata te Djeshmit qe ta vune shqelmin ne fyt per 45 vite me radhe ….

Jane po ata qe ne fillim ja dhane token atij qe e punon..pra fshatarit e pronarit te saj te ligjshem ..e me pas ju a morren forcerisht me dhune e i detyruan me force te futeshin ne Kooperativa e te ropateshin per 30 leke ne dite ..sa per te blere nje gjysem buke a nje paqete cigare e nje shkrepese…

Jane po ata qe i tufezuan shqiptarit te shkrete deri edhe pulen e fundit ne kotec e delen e fundit ne vathe .. …dhe ja serviren tufezimin si sukses te madhe ekonomik te tij kur femijes ju tha fyti per nje pike qumesht e ju be syri -bakerr per nje koker veze,..

Jane po keta qe kur populli gdhihej e ngrysej neper radhat torturuese e cfilitese per te mbijetuar …i servirnin po atij si sukses te jashtezakonshem te Shqiperise Socialiste .. Cmimet nderkombetare te ushqimit akorduar nga OKB ..qe se kish fare idene se c’behej ne xhunglen komunisto-afrikane me emrin Shqiperi ne mes te Europes..

Jane po keta qe ju futen Kishave e Xhamijave arme e municione ne brendesi te tyre ..e me pas i akuzuan Sherbestaret e Zotit si armiq te Shqiperise e te shqiptareve e i cuan ne plumb e ne litar..

E po keta.. qe ne vijim i hodhen ne ere me dinamit kultet fetare te Perendise dhe e shpallen Shqiperine vendin e vetem Ateist ne bote…vite me pas do te prisnin me tapet te kuq e si Hero Papen e Vatikanit.. ..e madje duke i servirur mbi krye si ”homazh nderi” edhe fotot e qindra te pushkatuarve e te varurve prej dores se tyre …

Jane po keta qe e nxirrnin popullin dhunshem qe ne pike te sabahut me daulle e gernete per te shkuar ne kutite e votimit e per te votuar 99.99 perqind ne favor te kandidateve te Frontit Demokratik..duke ju thyer hundet te gjithe armiqve te Shqiperise socialiste qe ndriconte si Fanar i pa gabueshem..buze Adriatikut

Jane po keta qe pasi e kishin rethuar kete vend e pasi e kishin izoluar kete popull me tela me gjemba dhe e ruanin me ushtare e kallashnikove, me topa e tanke …hidhnin valle ne goje te Ujkut e s’pirdhnin fare per imperializmin amerikan e social-imperializmin sovjetik ….packa se ushtari i tyre ushqehej vetem me Groshe e vishej vetem me uniforme Doku kinez e i mbathte kembet me Pece …

Jane po keta o njerez qe lene deri edhe Priftin me barre e ta lene Kopilin ne dere..se moralin, nderin e besen nuk i njohen kurre per virtyte njerezore ..

Jane pom keta o njerez qe fale pafytyresise se tyre te lindur nuk e kane fare per gje te ta shesin edhe Sapunin per Djathe…e me keq akoma te te detyrojne ta hash…

Jane po keta o popull qe ..tek ju servirin kaq turpshem Cmimin e Sheshit Skenderbej..si nje nder me te bukurit ne Europe….permbytin ne menyren me makabre te mundeshme Biblioteken Kombetare kete thesatr te pa cmuar te Dijes Shqipe….

Jane po keta o popull qe ta shesin per sukses e ne emer te se rese ..edhe prishjen e Bar Kursalit te famshem, Pazarit te Ri te Tiranes, hedhjen ne ere te ish Kom. Ekzekutiv, prishjen e Stadiumit Kombetar e tash edhe te Teatrit Kombetar etj etj

Jane po keta qe vrasjet makabre te shjqiptareve nder dekada, krimet e mepasme te 2 prillit ne Shkoder, 97 vella-vrasese , 21 janarin e bulevardit te Tiranes, Gerdecin etj etj ..kane kurajon e Judes te ti servirin si epoke e tranzicion te Demokracise me te mirat e me te keqijat e saj..

Jane po keta qe kur populli binte pa ngrene e zgjohej me barkun bosh…benin Parada e Manifestime madheshtore suksesi..nderkohe qe njerezia nuk kishin as Uturake te benin shurren….e keta prape se prape nuk u ndalen se hedhuri shurren perpjete edhe pse ajo pa mbarim ju binte po ne fytyrat e tyre …

Jane po keta e po ky lloj Monstre qe dje u quajt Njeriu i Ri..e qe dje quhej Enver e sot Edvin..qe kane guximin ti etiketojne kundershtaret e tyre armiq, esadiste, tradhetare, niper te Esat Pashe Toptanit etj etj…..e vete te vetshpallen Heronj…

…Dhe harrojne se vete jane po ata lloj banditesh e bastardesh qe se kane fare per gje , madje e quajne per nder te jene ushtare besnike te Enverit, niper te Spiro Kolekes, pasues fanatike e idhtare stoike te Titos, Stalinit e Mao Ce Dunit…

Ja pra popull keta jane sot keta palaco qe pasi erdhen ne krye te pushtetit …natyrisht edhe me ndihmen tende ku Vota tu duk leter pa vlere e nje grusht me para e nje thes me miell .. tu duk pasuri… tashti qe kane ne dore edhe Gurin edhe Arren …po ta vene kapelen mbi koke plotesisht ashtu sic e ke merituar….

Ndaj edhe tek kercejne ”Baftjarin” .. e cmenden sot nga gezimi qe e katandisen keshtu …Shqiptarin…..kane mese te drejte qe edhe Deshtimin e Humbjen sa te jene gjalle ashtu sic e kane quajtur dje edhe sot do vazhdojne ta quajne Fitore e Sukses ..sepse c’thote Partia ben populli dhe c’do populli ben Partia..

Ti gezoni e ju pafshi Hajrin..derisa nje dite tu vije mendja ne vendin e duhur ….por dhente zoti te mos jete teper vone….

Facebook Comments