Nga Fitim ZEKTHI

Kryetari i bashkise se Tiranes duhet te jete i vetmi ne bote qe drejton perpjekje per te ndertuar nje teater te ri kombetar, qe negocijon me aktoret, qe gjen parate e ndertimit te ketij teatri duke u dhene bizneseve prone publike ne kembim te ndertimit te godines se re te teatrit, qe therret ne takim arkitekte e urbaniste, zjarrfikes e piktore te agjensive qeveritare per te kuptuar nese mund te rinovohet godina ekzistuese, qe bind nepermjet ketyre takimeve karikatureske “popullin” se godina duhet shembur, qe merr disa aktore dhe i dergon te shohin stadiumin duke u thene se keshtu do te ndertohet edhe teatri etj etj. E para teatri kombetar eshte dicka per te cilen flet, negocijon, shqetesohet, e ka ne objekt te punes, e ka pergjegjesi qeveria dhe jo bashkia. Pra pse ky rol nga kryetari i bashkise? E dyta si mund ti imponohet njerezve ideja se godina e tashme nuk rinovohet nisur nga cfare thone disa arkitekte apo inxhiniere prane pushtetit kur arkitekte apo inxhiniere te tjere jo prane pushtetit thone se ajo rinovohet? Si mund tu imponohet njerezve prishja e godines dhe ndertimi i nje te reje bashke me nje grup kullash te cilat jane kompensim qe ben biznesi per ndertimin e godines se teatrit? Si mund te thirren disa aktore apo regjisore ne takime dhe tu “kthehet” atyre mendja dhe si mund te perdoret kjo si argument per prishjen e teatrit? Si mund te fallsifikohen firmat e disa aktoreve te cilet gjoja kerkojne prishjen e teatrit? (rasti Pirro dhe Pavlina Mani). Si eshte e mundur ti jepet prona publike biznesit me arsyetimin se kjo behet per shkak se qeveria nuk ka 25 milion euro per te ndertuar nje godine? Kjo qeveri nga viti 2013 deri me tani ka marre 1,7 miliuarde (1700 milione) euro borxhe, kjo qeveri ka investuar mbi 250 milione euro me Rilindjen urbane duke rregulluar sheshe qytetesh dhe duke bere shatervane ne Erseke, ne Tepelene, ne Divjake etj. Kjo qeveri ka kryer rreth 600 milione euro shpenzime operative dhe mirambajtje ne 5 vjet per zyra, moblije, makina, dieta etj. Si nuk paska mundesi te gjeje 25 milione euro per teatrin kombetar? Nqs ka rritur puna qe qeveria dhe kryetari i bashkise e kane ndare mendjen ti bejne keto gjera kaq hapur atehere le ta prishin godinen, le ti vene zjarrin edhe ministrive, edhe te gjitha godinave te tjera dhe te bejne pallate. Eshte e kote te kerkojme arsye tek ky kryetar bashkie qe tha pak dite me pare se do te marrim cmim ne Barcelone per godinen e re te teatrit pas dy vitesh. Ne po kthehemi nje shoqeri qe eshte vec nje grup njerezish qe duan te mbushin barkun dhe qe kane vetem nevoja qe lidhen me barkun dhe nuk ka pse te bejme protesta pse u prish teatri apo pse u shioten disa aktore. Nje shoqeria te tille nuk ka c’i duhet me asgje… Nje shoqerie te tille i duhet vetem Erion veliaj qe ti tregoje se sa shume punon dhe sa i do ai njerezit…

Facebook Comments