Nga Adriatik R.DOSTI

…Dhe tani qani po te doni…keshtu ju drejtua kombit te tij komentatori brazilian i radios pasi Brazili humbi ne Marakana finalen e famshme te Boterorit te 4 perballe Uruguajit 2 – 1…me 1950…

…Edhe une po te isha komentator gjerman po me te njejten gjuhe do ti drejtohesha kombit gjerman ate pasdite te zeze te se Merkures se 27 qershorit 2018 ..ku ne Kazan te Rusise ne ndeshjen e fundit te grupit F.. ne Boterorin e 21..Korea pothuajse e eliminuar e pa as me te voglin pretendim jo vetem qe e ka mundur ne menyren me te turpshme te mundeshme 4 here Kampionen e po 4 here nen -kammpionen e Botes Gjermanine 2 – 0 ..por mbi te gjitha e ka eliminuar dhe e ka perzene perfundimisht prej Boterorit rus..madje duke e lene edhe te fundit ne grup…..

..E pra kish ndodhur vetem njehere te vetme ne historine 88 vjecare te boteroreve qe Gjermania te eliminohej qe ne raundin e pare .,..dhe kjo i perkiste vitit te larget 1938.. te shekullit te shkuar…

Te te eliminoje Korea madje duke te mundur eshte TURP…eshte e pa pranueshme, e pa faleshme, e pa tolerueshme, e pa justifikueshme , e pa konceptueshme dhe teper e veshtire per tu kaperdire prej gjithkujt…

Ne nje kohe qe Suedia duke ndihmuar veten njeheresh te ka ndihmuar ”pa dashje” edhe ty ..dhe ti nuk je ne gjendje te fitosh qofte edhe me nje cerek goli diference ndaj Korese…No Coment…

Dhe nuk e di pse mu kujtuan disa rrezultate vertet te erreta ne historine e lavdishme te futbollit gjerman..

Mu kujtua barazimi i tyre 0-0 me Shqiperine ne Tirane me 17 dhjetor te 1967..c’ka i la asokohe Nen-kampionet e Botes te 1966 jashte Europianit te nje viti me pas….mu kujtuan humbjet turperuese ndaj DDR 1-0 ne Boterorin e 1974…si dhe ajo ndaj Algjerise 1-2 me 1982 …e pse jo edhe 8-3 ndaj Hungarise me 1954…pavaresisht se ne finale bene mrekulline …

Por po kaq Korea me kujtoi edhe ate humbje shokuese te Italise me 1966 po prej ketij kombi…pavaresisht se ai ekip quhej RPD e Korese…

Dhe tash e mbrapa duket se rivalet e perjetshem Italia e Gjermania do te kene perjetesisht te njejtin armik te perbashket..Korene e pa meshirshme ndaj tyre…

E pra ndodhi ajo qe askush nuk e priste, pak kush guxonte ta mendonte e lere me pastaj ta parashikonte kesisoj…thjesht ndodhi me e pa parashikueshmja …

Duket se as Gjermania nuk i shpetoi dot fatit te keq te historise ku Kampionet e Botes ne fuqi..te disa boteroreve te fundit eliminohen qe ne ndeshjet e grupit..keshtu i pat ndodhur Frances me pare e me pas edhe Italise, e Spanjes e tash edhe Gjermanise…

..Dhe po ti thoje dikujt qe Gjermania u mund sot nga Korea..do fillonte te qeshte e te tallej me ty…e nderkohe po ti thoje qe e mundi madje edhe e eliminoi qe ne grup…me siguri qe do te te quante te Cmendur fare…e do te te merrte per Budalla…

Ndaj kishte plotesisht te drejte dje Maradona qe i lutej Zotit per ta ndihmuar e per te mos e turperuar Argjentinen e tij…sepse paska edhe me keq akoma …

Kater here Kampion bote e po 4 here nenkampion , disa here Kampion Europe e disa here nenkampione..dhe vjen nje Kore e te rrezon K.O kesisoj…shokuese… e pa faleshme.. .e pa konceptueshme dhe kurresesi e pranueshme nga cilido lloj kendveshtrim qe ta shikosh e ta gjykosh…ndaj Lev duhet te ike i pari qe sot ne mbremje e te tjere pas tij pa as me te voglin diskutim..pasi Turpi ka permasa te medha kombetare per nje Komb te tille si Gjermania qe sedren, dinjitetin, personalitetin e krenarine kombetare i ka teper te shenjta….

Asnje lloj jusifikimi nuk mund te qendroje dot ne kembe sepse humbja ishte mese e merituar dhe eliminimi mese i drejte ..kjo Gjermani ishte hija e te gjitha llojeve te Gjermanive pjesmarrese deri me sot ne cfaredo lloj Boterori…. ose me sakte mund te ishte cdo lloj gjeje por Gjermani kurresesi JO…

Suedia ka shpartalluar lehtesisht Meksiken ..dhe eshte hakmarre ne nje fare menyre per humbjen e saj ndaj Gjermanise..por kjo fitore ederrash i ka cuar nordiket ne krye te grupit..ndersa meksikanet te ngrire e te c’orientuar duhet ti dergojne nje milion Hola …koreanojugoreve sepse u kualifikuan vetem fale surprizes befasuese te tyre dhe jo per merite te vet.,..

Brazili as qe e ka vene ne diskutim fitoren e tij ndaj Serbise ..fitore qe e coi me merite ne krye te grupit te vet ..nderkohe qe nje tjeter gol shqiptar tek Zvicra..me autor Xhemailin ..duket sikur do te thote qe shqiptaret- helvetike jane te vendosur ta marrin per dore farmacionin e Petkovicit per ta cuar edhe me larg se sa thjesht kalimi i grupit..

Barazimi i tyre me Costa Riken i la ata ne vend te dyte pas Brazilit e tash ne 1/16 do te kemi perballjet Brazil – Meksike dhe Zvicer – Suedi..
Te Enjten per tu ndjekur me interes perballja per dinjitet e krenari kombetare Belgjike – Angli por edhe kryendeshja e dites Senegal – Columbi..

E mesa duket ky do te jete boterori i te vegjelve qe gjithnje e me shume po ngrene krye..e nderkohe qe te medhenjte gjithnje e me shume kane nisur te largohen koke ulur prej tij…

Belgjika, Kroacia, Zvicra..Uruguaji, Danimarka, Columbia. Japonia, Senegali, .flasin vete pa pasur nevoje per komente te teperta…dhe Gjermania. Polonia, e pse jo edhe mosbindja e Argjentines, Spanjes, Portugalise, Frances gjithashtu nuk kane nevoje per llafollogjira te teperta e pa sens…

Te vegjelit po i bejne mbyllje dinjitoze turneut me aq sa munden he per he…dhe jane vertet per tu duartrokitur e pse jo edhe per tu admiruar..qe nga Irani, Nigeria, e Peruja e me radhe Arabia Saudite, Korea, Maroku, e pse jo edhe Islanda , Australia…e Costa Rika….

Kur te vegjelit rrebelohen ..te medhenjte duhet te zene mend ….sepse nuk e di pse por duke qene vete natyre rrebele qe kur kam lindur e gjate gjithe jetes sime…historikisht e kam vleresuar mjaft dhe me ka peelqyer ky lloj rrebelimi i te vegjelve…natyrisht kur ka qene i perligjur e me te drejten e Zotit…

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here