Nga Mirton MATAJ

“Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara

Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.”

PETICION
Drejtuar Kongresit Amerikan
Senatit Amerikan
Presidentit Trump
Sekretarit të shtetit Pompei

Zotërinj të nderuar ne nënshkruesit e këtij peticioni denoncojmë dhe kërkojmë largimin e menjëhershëm të ambasadorit Donald Lu nga territori i Republikës së Shqipërisë për arsyet e mëposhtme:
1. Gjatë periudhës Lu Shqipëria u kthye në një shtet Narko.
2. Votoi kundra SHBA në të gjithë votimet e mundura në OKB
3. Kryeministri i Shqipërisë ndërhyri në mënyrë të paturpshme në proçesin zgjedhor amerikan dhe ofendoi publikisht në CNN dhe media të tjera botërore Presidentin Trump, deri më sot nuk ka kërkuar as falje formale.
4. Gjatë periudhës Lu Shqipëri u kthye në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Evropë.
5.U rikthyen në pushtet eksponentët e ish regjimit komunist,në pozita kyçe si Kryetar Parlamenti, Ministër i Drejtësisë, Ministër i Brendshëm.
6. Nisi rehabilitimi i komunistëve përfshirë diktatorin Enver Hoxha.
7. U rrit ndikimi rus.
8. U rrit ndikimi turk, televizionet më të mëdha të vendit janë shndërruar në shtojca të TV Turke. Kompanitë turke kontrollojnë porte, aeroporte dhe trafikun e heroines.
9.Në periudhën Lu u rritën në masën 1000% gjobëvëniet dhe vrasjet për përfitim ekonomik. U vranë drejtor bankash,komisarë policie. U kërcënuan deri rektorët e Universitetit Shtetëror. U paguan nga biznesmenët kundrejt mafiozëve me bashkpuntorë politik shuma nga 1 deri në 10 milion dollarë.
10. U transferua nëpërmjet Rinasit drejt drejtimeve të papërcaktuara nga bankat private sasi e jashtëzakonshme valute në kufirin e një bilion dollarë.
11. U shantazhuan politikanët shqiptare personalisht nga Ambasadori Lu me heqje vizash,me mesazhe kërcënuese si në rastin e votimit të reformës në drejtësi.
12. U shantazhuan mëse njëherë deputetët e parlamentit shqiptar.
13.U kërkua personalisht nga ambasadori arrestimi i Presidentit,Liderit të Opozitës, ish Prokurorit të Përgjithshëm etj.

Duke nënshkruar këtë peticion ju kërkojmë juve zotërinj të nderuar që të plotësoni dëshirën tonë dhe të hetoni Donald Lu për dëmin e madh që i ka shkaktuar reputacionit të zyrës që ai përfaqson dhe marrëdhieneve Amerikano-Shqiptare.

Me respekt nënshkruesit*

*Ju lutem zotërinjve profesionistë që të përgatisin një peticion të cilin mund ta nënshkruajmë dhe tua dergojmë përfaqsuesve të shtetit amerikan.

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here