Nga Mirton MATAJ

1.Në asnjërin version
2.Kemi një Angela Merkel që ka vetëdijen e madhe
3.Dhuratë në gojë të ujkut( ne në gojë të ujkut hedhim valle)
4.Udhëheqës filozof si Macron🤣
5.Që në përpjekje për të bërë Francën ‘Great Again’ dhe rininë e tij në qeverisje e politikë, le ta themi nuk ka kullimin e Merkel-it(What a Fuck!)
6.Rusizim apo turqizim
7.Gjeopolitika ka punët e veta dhe frika për rusizim apo turqizim nuk është në vetëdijen e vendeve të vogla sa në ato të fuqive të mëdha, që nuk qeverisin për të blerë një shkollë private, por për të ardhmen.OMG
8.Lulzim Basha sot u tall me mua, me familjen time, me ty dhe familjen tënde (që po lexon këtë shkrim), sepse Europa nuk mund të jetë veç e Lulit. Pa Europën s’do i merrte kurrë 13 milionë euro në Strasburg. Pa Europën nuk do ishte ai holandez, që merr valixhen çdo të premte e vjen të mërkurën.IDEJA KRYESORE
9.Biles…HaHaHa
10.Pse një kryeministër shqiptar do duhet t’i bëjë fresk kontinentit të katedraleve, të të Drejtave të Njeriut, puthjes e divorcit në paqe, pa grushte në oborr të gjykatës dhe pa të hedhur nga ballkoni. Ja ku e ka Erdogan-in, si vëlla trim. Se humbet durimi humbet.
11.Lulzim Basha gëzon kot, se Europa i duhet dhe hapja e negociatave është po aq e mirë edhe për të.
12.Rrokanisin kokën
13.Me Europën, Lulzim Basha nuk i shpëton dot shokëve rusë, edhe vëllai i tij nuk hap shkollë, se ka moshën time dhe unë mezi paguaj një apartament me kredi 46 metër katrorë. Për të mos kujtuar se Lulzimi në moshën time ishte pasunar. Vëllai i tij është pronar shkolle.(Dërmoje Lulin, QËLLIMI I SHKRIMIT)
14.Europa duhet të jetë edhe e jona; Sepse ai ushtari që shkon në Afganistan dhe Irak për të mbajtur familjen ka nevojë të jetë pjesë e një rendi botëror me rregulla.
15.Pa Europën jemi ushtarë dhe jo shqiptarë.😂
16.Prandaj, sot Lulzim Basha kish një sfidë të pafytyrë dhe e keqja më e madhe është propaganda e mbrapshtë, duke i bërë qytetarët, shqiptarët që janë krejt të sinqertë dhe mund t’iu zërë vend pikërisht ajo fjalia që nuk ka brenda të vërtetën dhe as hallin e tyre, por është vetëm një kapriço, një garë për pushtet personal.FINALJA SHKATËRRUESE
17.Po na bëjnë të kujtojmë se hapja e negociatave është kredit i ndonjë politikani. Është gjëja më e pavërtetë; në këtë botë. Është për hallin e çdo politikani çatia e Brukselit.(Edhe ora e prishur e tregon dy herë në ditë saktë kohën.)

P.S. Nuk mund të shkruhet shqipja më keq dhe nuk mund ti shërbehet padronëve më paturpsisht. “Bravo” ti nuk mund të jesh Mira Kazhani se Kazhanët kanë nxjerrë burra me emër si Doktori i nderuar Zenel Kazhani♥
Ti je Mira Kazani e rubrikave rozë, e intervistave me të fortë aty e fitove famën aty rri…

Mahnitu:Pse vetëm për ty të ketë Europë?! Po për mua, nënën time, tënden dhe atë ushtarin atje?.

Nga Mira Kazhani

Ende nuk ka një përgjigje finale për hapjen e negociatave në asnjërin version: Po, një Por apo Jo. Kemi një Angela Merkel që ka vetëdijen e madhe se një ftohje e Ballkanit Perëndimor me BE-në është dhuratë në gojë të ujkut. Kemi dhe një udhëheqës filozof si Macron, që në përpjekje për të bërë Francën ‘Great Again’ dhe rininë e tij në qeverisje e politikë, le ta themi nuk ka kullimin e Merkel-it dhe mbase as forcën e kancelares.

Këto janë punët e tyre dhe në fatin e Shqipërisë e Maqedonisë shkruhet edhe fati i BE-së, edhe pse duket sikur vjen dhuratë. Gjeopolitika ka punët e veta dhe frika për rusizim apo turqizim nuk është në vetëdijen e vendeve të vogla sa në ato të fuqive të mëdha, që nuk qeverisin për të blerë një shkollë private, por për të ardhmen. Ata, si ta shohin të arsyeshme.

Sa për ne shqiptarët, Europa është më shumë sesa fat, është nevojë për të pas një jetë normale. Kam vetëm disa shembuj që dua t’i ndaj thjesht. E para ka të bëjë me Lulzim Bashën sot, që politikisht e vlerësojnë kolegët dhe përgjigjen po ia jep çdo ditë historia sesa keq i bën llogaritë me politikën.

Lulzim Basha sot u tall me mua, me familjen time, me ty dhe familjen tënde (që po lexon këtë shkrim), sepse Europa nuk mund të jetë veç e Lulit. Pa Europën s’do i merrte kurrë 13 milionë euro në Strasburg. Pa Europën nuk do ishte ai holandez, që merr valixhen çdo të premte e vjen të mërkurën.

Kështu Europa nuk mund të shërbejë vetëm për Lulzimin por duhet për të gjithë ne. Biles, Lulzim Bashës ajo i duhet më shumë se kujtdo në opozitë, sepse me Europën e ka më në çark Edi Ramën. Nëse hapen negociatat, Brukseli ka çdo të drejtë të kërkojë llogari për arrestime, për korrupsion, për padrejtësi. Nëse Shqipëria lihet jashtë, pse një kryeministër shqiptar do duhet t’i bëjë fresk kontinentit të katedraleve, të të Drejtave të Njeriut, puthjes e divorcit në paqe, pa grushte në oborr të gjykatës dhe pa të hedhur nga ballkoni. Ja ku e ka Erdogan-in, si vëlla trim. Se humbet durimi humbet. Kështu, Lulzim Basha gëzon kot, se Europa i duhet dhe hapja e negociatave është po aq e mirë edhe për të.

Por Europa na duhet neve. Ajo nuk është fitore e Edit dhe Lulit. Shqiptarë të dashur e të mirë që u rrokanisin kokën me lajme e deklarata, hapja e negociatave është veç një ngushtim brezi për ata që duhet të na japin llogari. Sepse me Europën, Edi Rama nuk është mbret dhe s’bën çfarë sheh në ëndërr në darkë.

Me Europën, Lulzim Basha nuk i shpëton dot shokëve rusë, edhe vëllai i tij nuk hap shkollë, se ka moshën time dhe unë mezi paguaj një apartament me kredi 46 metër katrorë. Për të mos kujtuar se Lulzimi në moshën time ishte pasunar. Vëllai i tij është pronar shkolle.

Nëna ime ka 6 muaj që ka zënë krevatin, jo se nuk kemi mjekë të mirë, por kaq ofron sistemi. Mezi gjejmë ilaçe, duke i porositur tek daja në Itali. Europa duhet të jetë edhe e jona; Sepse ai ushtari që shkon në Afganistan dhe Irak për të mbajtur familjen ka nevojë të jetë pjesë e një rendi botëror me rregulla. Një grua që dhunohet ka nevojë për një shtet që e mbron. Ti që je pa punë, ti që shkon e merr dhjeta në shkollë, nuk do bëhesh kryeministër mbase, por brenda flamurit të BE-së mund të kesh një jetë ose të paktën shpresë për të.

Pa Europën jemi ushtarë dhe jo shqiptarë. Prandaj, sot Lulzim Basha kish një sfidë të pafytyrë dhe e keqja më e madhe është propaganda e mbrapshtë, duke i bërë qytetarët, shqiptarët që janë krejt të sinqertë dhe mund t’iu zërë vend pikërisht ajo fjalia që nuk ka brenda të vërtetën dhe as hallin e tyre, por është vetëm një kapriço, një garë për pushtet personal. Po na bëjnë të kujtojmë se hapja e negociatave është kredit i ndonjë politikani. Është gjëja më e pavërtetë; në këtë botë. Është për hallin e çdo politikani çatia e Brukselit. Zoti qoftë me ne!

Facebook Comments